Per te disaten here, nji tjeter prove e futbollit te luajtur ne Tirone gjate viteve te luftes:
Zyber Fagu, i ashtuquajturi Ber Lisi dhe nipi i tij Nik Tabaku mbas nje ndeshjete Tirones te zhvilluar tek Fusha e Shallvareve ne vitin 1943. Duke ju referuar nje shkrimi te Anton Mazrekut ne vitin 1942 ne gazetat e kohes:

“Zyber Lisi asht ndoshta qendersulmuesi ma i afte qe kemi sot ne vendin t’one, se Riza Lushten e kemi ne Itali. Zhvillon nji loje shume elegante dhe e manovron topin me nje zotesi te pashoqe. Kombinon me te mbdrendeshmit e vet me topa te shkurte, po shpesh here di tiu leshoje kraheve te vet topa te persosun ne thellesi, topa te paster e te shpejte qe i gjejne gjithmone te pambuluem keta krahe, te cilet mandej e kane krejt te ilre rrugen e golit.

Gjuejtja e tij asht aq e forte, por nga ana tjeter asht shum e matun dhe precize. Asht specjalisti i zbatimit te shkelmave te rreptesise. Me duket se deri me sot, nuk ka humbe asnje penallti. Lisi qesh kur gjuen penalltit: nji goditje e lehte topi qe e dergon ne qoshe te rrjetit, e portjeri bahet nervoz e atehere futet ne thesin e driblinut tue shkaterrue lojen e vet dhe te skuadres.

Asht pak i dobet ne trup. Mbasi te kete fitue disa kilo mishi elastik, dhe te jete ba pak ma i shpejte, do te dale nji qenderslumes ideal’”.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.