Zija Toptani
Zija Toptani

Zija Toptani, që lindi në Tironë më 1875 dhe që vdiq po në Tironë më 1941, megjithëse deputet në pesë legjislatura rresht, të dhënat janë të mangëta. Ai i takon brezit të katërtë të toptanasve, duke nisë nga Kapllani e më tej: Abdurrahmani, Isufi dhe vetë ai, Zijai.

Në botimin “Ligjëvënësit shqiptarë, 1920-2005”, botim i Kuvendit të Shqipërisë (2005), i trajtuar edhe për disa protagonistë pararendës të këtij vëllimi, ai evidentohet si një nga pesë deputetët tironas të kësaj legjislaturë dhe që renditet i 2076-ti në listën e përgjithshme (faqe 190).

Zijai ishte deputet i Prefekturës së Durrësit (që siç dihet, në atë kohë përfshinte edhe Tironën) në Këshillin Kombëtar prej 78 vetësh që doli nga zgjedhjet e 5 prillit të vitit 1921, të zhvilluara me sistem maxhoritar.

Sipas ligjeve të atëhershme të zgjedhjeve, deputeti përfaqësonte 12000 shtetas, kur të drejtën e votës e kishin vetëm burrat me moshë mbi 20 vjeç. Më tej, ai u zgjodh edhe në Kuvendin Kushtetues të Shqipërisë të 27 dhjetorit 1923 dhe në Legjislaturën e parë e të dytë të Parlamentit, përkatësisht më datat 10-12-1928 dhe më 17-11-1932. Ishte gjithashtu edhe senator, i dalë nga zgjedhjet e 2 marsit të vitit 1925.

Në planin e qytetarisë, ky njeri dhe personalitet i shquar njihej nga të gjithë edhe si një besimtar i devotshëm dhe si një bamirës i padiskutueshëm; ndërsa si politikan i një karriere mjaft të gjatë, në nivelin e deputetit dhe të senatorit, një njeri me mjaft autoritet dhe influencë.

Burimil: Shoqata Tirana

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.