Zenel Bastari - Bejtexhiu me i njohur i Tirones
Zenel Bastari - Bejtexhiu me i njohur i Tirones

Ramë Hyka (Bastari) në Tiranë ka punuar si punëtor krahu, si bahçexhi, krijoi familje, u martua me një vajzë tiranase nga familja e Kollçijve dhe bëri dy djem, Zenelin dhe Rexhepin.

Ramë Bastari ishte një besimtar i devotshëm, kështu dëshironte të ishte edhe djali, Zeneli, të cilin e dërgoi në mejtep. Zeneli ishte një djalë i zgjuar dhe pasi kreu mësimet fillestare në mejtep menjëherë i vazhdoj mësimet e mesme në medrese, kurse djali i dytë mbeti punëtor krahu.

Zenel Bastari, edhe pse e kreu medresenë në Tiranë, e veshi uniformën e hoxhës, por kurrë nuk e kreu misionin, nuk e ushtroi detyrën për të cilën kishte mësuar, studiuar! Për të jetuar, Zenel Bastari thurte, qepte, qëndiste, sumbulla për ferexhe e xhamadanë…

Këtë zanat e ushtronte sa për të jetuar, por Zenel Bastari që në vegjëli kishte shfaqur një aftësi, mençuri, mjeshtëri për të thurur bejte. Bejtet e tij, që ishin plot frymëzim dhe me porosi, qarkullonin jo vetëm në Tiranë, por filluan të përhapen kudo nëpër Shqipëri.

Krijimtaria e tij si bejtexhi ka prekur tema të ndryshme, jo vetëm fetare-shpirtërore, por edhe shoqërore. Ai shkruante thjeshtë, në gjuhën e popullit, të cilin e dispononte   e frymëzonte.

Në vargjet e tij kritikonte jo vetë sundimtarët, por edhe fetarët… Poeti bejtexhi, Zenel Bastari, me vargjet e tij me mjeshtri “pikturon” mjerimin e kohës, si një mjeshtër i vërtetë i satirës, me vargjet e tij lufton kundër veseve, luftonte kundër errësirës. Krijimtaria e Zenel Bastarit është njohur ndër tiranasit e vjetër.

Ata i përdornin bejtet e tij në gëzimet, në zijafetet, por edhe në hidhërimet. Bejtet e tij kanë gjetur vend nëpër ahengjet e shtëpive të vjetra të Tiranës së dikurshme. Emri i tij përmendet edhe ndër ata krijues humoristë, që kanë pasur talent të padiskutueshëm.

Fakti, që këto krijime edhe sot gjejnë vend tregojnë forcën e talentit të Zenel Bastarit. Botimet për këtë figurë, sipas të dhënave që ka ruajtur poeti Ibrahim Hasnaj, janë në vitet 1961, Buletini i Shkencave Shoqërore, Tiranë.

Në vitin 1972, revista “Nëntori’ me autor Zyber Bakiun.
Bihiku: Histoire de la Littérature Albanaise. Tiranë: 8 Nëntori, 1980.
Robert Elsie: Historik të letërsisë shqiptare.
Pejë: Dukagjini. 1997.
Zenel Bastari humori therës i Tiranës, Dita 2002.
Botimi i vitit 2003, me autor Ibrahim Hasnaj, nga Shtëpia Argeta LMB,Tiranë.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.