Zakonet e dasmës ne Tiranë. Marrë nga gazeta Diturija, Nr 7, Maj 1928. Shkruar nga Ramazan Déma.

“Nji mot ase dy vjet, para se të merret nusja, bâhet shkesija. Atë ditë qi vehet kunora gocën e çojnë ke daja, ase kur s’ka daj, ke ndonji i afërm. Kur pritet dita e dasmës vijnë njerëz për urim e thonë : Afatin e pretë, ju ardht me ikball, qoftë hajrit ! Ke djali fillojnë e presin rrobet e bajnë aheng gjithë ditën atë ditë.

Ditën e shtunë, ora 3 pas dreke, i lyejnë duert nuses me këna ene bajnë do falle. 
Nesërejt ne mëngjes, qi âsht e djelë, i lajnë duert e faqet, e ngjyejnë me xhivë e veshin e e bajnë nuse. E qisin ke gratë me e pa.

Pak kohë para se del i vejnë nji pakicë uriz qi i a kan çue nga shpi e burrit ne çarap, nji ditë mâ parë, bashkë me rrobet.
Sa te hypi ne kalë, ose si e kan sot zakon, të hyj ne automobil, i apin nji kokërr vé e ajo po m’atë ças e hudh mbas shpine. Sa të niset i hudhin langun e kënas qi ka pas lye duert.”

Tabllo : Dasëm Tironse e piktorit Sadik Kaceli, 1943

Pruni për faqen Tirona: Enris Qinami

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.