Ymer Pampuri
Ymer Pampuri

Ymer Pampuri ka lindur në Tironë më 24 shkurt të vitit 1944. Pasionin fillestar të tij, sportin e akrobacisë, e ushtroi në Cirkun e Tironës, institucion në të cilin, më vonë, bëhet edhe profesionist.

Treguesit e tij fizikë dhe të dhënat e tjera të nevijshme e renditën Ymerin në grupin e peshëngritjeve të sporteve të rënda të KS “17 Nëntori”. Rezultatet shumë të larta të arritura përmes përpjekjeve të tij këmbëngulëse e të guximshme dhe punës me dije bashkëkohore të trajnerit të tij, të mirënjohurit Z. Mazreku, provuan parashikimet e specialistëve.

Trofetë e Ymerit erdhën rrjedhshëm dhe njëri pas tjetrës, disa prej të cilave edhe më mirë se çfar pritesh. Ndonëse fillimisht me shtanga primitive, në vitin 1967, ai theu disa rekorde. Pas një pune më të kualifikuar që zhvilloi në Kinë dhe sidomos me bazë materiale moderne, të munguar tek ne, rezultatet ishin edhe më të larta. Ai është shpallur 18 herë kampion i vendit dhe mbi 100 herë rekordmen. Me këto arritje, gjatë gjithë karrierës të tij, i dha emër vendit dhe klubit ku militoi.

Në kampionatin europian, të zhvilluar në Rumani më 1972, ngriti 125 kg, aq sa një polak dhe një bullgar, duke barazuar rekordin e botës. Atij i mbeti vendi i dytë për shkak të peshës trupore më të rëndë. Nga takimet e tjera europiane, për t’u theksuar janë disa arritje të bujshme: vendi i tretë në garat e Greqisë, Italisë dhe Bullgarisë, dhe vendi i dytë në Gjermaninë e lindjes. Por, kulmin ai e arriti më 1974, kur, për herë të parë, një shqiptar, me 127,5 kg, shpallet kampion olimpik dhe rekordmen botëror. Kjo ndodhi në Olimpiadën e Mynihut.

Por, ka edhe një tjetër të veçantë, ai mbeti rekordmen i përhershëm olimpik në peshëngritje, për stilin e forcës. Pas këtij aktiviteti, sistemi tregarësh u kthye përfundimisht në dygarësh: shkëputje dhe shtytje. Fakti që me këto nivele të shkëlqyera, ai nderoi sportin shqiptar dhe jo vetëm peshëngritjen do të thotë se ka ç’të mësohet prej veprimtarisë së tij, dhe, për këtë, ndoshta, atij i takonte më shumë vëmendje.

YMER PAMPURI i vetmi rekordmen kampion bote që ka Shqipnia n’histori t’vet, Olimpiadat e 1972 Mynih Peshngritje 29 gusht 1972, rekord botnor i ati viti 127.5 KG, Me trajner Zydi Mazrekun.