GAZETA LIRIA
E premte, 23 nëntor 2001

Xhemal Kusi, një nacionalist e intelektual i nderuar.

Shkruar nga Petrit Kusi.
Nxorri nga arkivat Zenita Farka.

Sa herë përmendet Xhemal Kusi ndër ne, na vete mendja tek njeriu me një kujtesë të përsosur intelektuale për ngjargjet historike të jetuara prej tij, të cilat ai i tregonte rrjedhshëm, me saktësi e plot mençuri në bisedat me njerëz të tjerë, duke iu përshtatur çdo moshe.

KUSH ISHTE XHEMAL KUSI?
U lind në Tiranë në Janar të vitit 1900. Fëminia e tij qe disi e tronditur, sepse i ati, Osmani, v diq i ri dhe e la jetim të vogël, në moshën 2 vjeçare. E ëma, Meremja, e mbetur pa përkrahje, me djalin e vogël, u detyrua të kthehej në shtëpinë e babait të saj, Zyber Hallulli, ish klerik patriot, humanist, themelues i Strehës Vorfnore, emrin e të cilit mban sot Shtëpia e Fëmijës këtu në Tiranë. 


Xhemali shkollën fillore e kreu shkëlqyeshëm në Tiranë. Ndën kujdesin e gjyshit, Zyber Hallullit, vazhdoi studimet në Medresenë e Stambollit, e cila konsiderohej e barasflefshme me një shkollë të mesme. Si mbaroi Medresenë e Stambollit, vijoi studimet e larta për Drejtësi në Universitetin e Vjenës, në Austri. Me këtë përgatitje kulturore e me një bagazh kulturore të thellë, u kthye në Tiranë, kur në Shqipëri ishte regjimi monarkist i Ahmet Zogut. U emërua menjëherë Kryesekretar i Ministrisë së Drejtësisë, detyrë, të cilën e mbajti deri në vitin 1939, kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste.

Xhemali, përveç që kishte një formim kulturor të përgjithshëm, ai ishte dhe një poliglot, sepse zotëronte disa gjuhë të huaja: turke, arabe, angleze, gjermane dhe italiane. Në kohën e pushtimit italian, iu afruan shumë detyra të tjera por ai nuk i pranoi pasi nuk deshi t’u shërbente pushtuesve të vendit. Atëherë, ai u vu nën mbikqyrjen e spiunazhit italian, të SIM-it. Iu desh të rrinte i fshehur për disa kohë. Deri me largimin e pushtuesve të huaj nga vendi ynë, Xhemali nuk u angazhua në asnjë punë shtetërore. Jetoi me të ardhurat e pasurisë së tij private të trashëguar nga prindërit.

Xhemal Kusi dhe Drita (Përmeti) Kusi

PERIUDHA KOMUNISTE
Me ardhjen n
ë fuqi të diktaturës moniste, Xhemali punoi për pak kohë, për 4-5 muaj të viteve 1944-1945, në Komunitetin Mysliman. Po pikërisht në këtë kohë filloi kalvari i jetës për të. Si adreues i sistemit monarkist të ish Mbretit Zog, Xhemali, që në kohën e luftës qe lidhur me Abaz Kupin dhe, për ndihmesën që kishte dhënë, arriti të bëhej anëtar eksponent, deri në Këshillin Qëndror të Lëvizjes së Legalitetit. Me këtë përgjegjësi ai mori pjesë në Konferencën e Mukjes dhe në atë të Zall Herrit në vitin 1943 përkrah forcave nacionaliste.
Pikërisht, në këtë kohë, si dyshohet për aktivitetin e Xhemalit, ai konsiderohet desident i qeverisë moniste dhe armik i popullit. Në vitin 1945 arrestohet dhe dënohet me tre vjet kondicionel.

Por, pa mbaruar afati i këtij d ënimi, ai arrestohet përsëri, i akuzuar si armik i pupullit dhe si pjesëmarrës në Konferencën e Mukjes dhe dënohet me 15 privim lirie. Ky d ënim më pas iu kthye me 8 vjet burg. Këtë d ënim e vuajti pjesërisht në Burgun e Tiranës, pjesërisht në Bden të Kavajës dhe pjesën tjetër në burgun e Burrelit. Në këtë periudhë familja e Xhemalit jetoi në kushte jashtëzakonisht të vështira. E shoqja, Drita, e bija Jerina, dhe djali, Ariani, për të nxjerrë bukën e gojës u detyruan të punonin më punë të rënda krahu, në bujqësi e ndërtim.


Në këtë kohë, pushteti monist dënon me pushkatim kunatin e Xhemalit, Mirush Përmetin, të birin e Doktor Bedri Përmetit. Vetë Xhemali, si provon torturat e rënda të pashembullta, punën e rëndë në kanalin e Bedenit dhe jetën e keqe në burgun e Burrelit, keqësohet nga ana shëndetësore dhe paralizohet nga këmbët e duart. Në këtë gjendje del nga burgu mbas tetë vjetësh. Me interesimin e familjes, Xhemali kurohet, por ka vetëm përmirësim të pjesshëm. Tani ai ka mundësi të vejë në lëvizje vetëm duart.
Mbas daljes nga burgu, me një mendje të shëndoshë e me duart që i vë në lëvizje, te Xhemali rriten interesat kulturore. Edhe më parë, duke qenë i shkolluar dhe një poliglot i shquar, Xhemali qe marrë edhe në burg me përkthime të letërsisë artistike, sidomos letërsia artistike turke. Por këto përkthime nuk i botoheshin, ngaqë ishte i persekutuar.

Xhemali lexonte shumë, sidomos shtypin e kohës dhe revistat shkencore “Studime Filologjike” e “Studime Historike”. Materialet që lexonte, i shihte me syrin kritik dhe për secilin prej tyre jepte gjykimin e vet objektiv. Duke pasur kujtesë të fortë e të saktë për ngjarjet historike të jetuara nga vetë Xhemali dhe nga materialet që lexonte, ai hartoi një monografi historike prej rreth 200 faqesh dorëshkrim ku vihen në dukjse ngjarje të rëndësishme të lëvizjes kombëtare në Shqipërine e Mesme në vitet 1913-1925. Ky material ndodhet i arshivuar në Instituin e Historisë dhe ka tërhequr vëmendjen e historianëve tanë për ngjarjet që paraqet dhe tezat që ngre.Xhemali, pasi studioi “Fjalorin e Gjuhës Shqipe” të vitit 1954, ka nxjerrë nga ky fjalor të gjitha turqizmat që janë huazuar nga gjuha turke në gjuhën Shqipe.


Vitet e fundit të jetës së tij, për arsye se shtëpia ku rrinte më parë ishte e pabanueshme, Xhemali u detyrua të rrinte në shtëpinë e kushërinjve të tij, të cilët e ndihmuan për të jetuar në kushte normale jetike. Vdiq nga sëmundje akute e mushkërive më 11 Janar 1970 në moshën 70 vjeçare.

Drita Përmeti (e shoqja Xhemalit) – Xhemal Kusi – Zyber Hallulli (gjyshi Xhemalit)

Burimi: Najdeni.com