Xhelal Tafaj
Xhelal Tafaj

Xhelal Tafaj është figura e një artisti të kompletuar, në pamje të parë pak hijerëndë por me një shpirt karizmatikë ku nëpërmjet batutave të filmave ka fituar edhe zemrën e publikut shqiptar.

Pasioni i madh për artin dhe në vecanti për teatrin, ishin një shtysë kryesore për artistin që të ngjitej në skenën, në të cilën u spikat dhe i dha emër artistit.

“Të shohësh që ke arritur të mbërthesh vëmendjen e publikut, t’i kesh përcjellë atij gjithë botën e personazhit, emocionet dhe të arrish në fund që t’i rrëmbesh duartrokitjet, është arritja më e madhe për një aktor. Nuk ka ndjesi më të mrekullueshme se sa kur je i ngjitur në skenë dhe fillon edhe ndërton me publikun një marrëdhënie special, përgjatë së cilës, ti i servir jo vetëm personazhin dhe situatën, por edhe veten tënde.

E kam adhuruar këtë ndjesi që në momentin e parë të kontaktit me publikun dhe vazhdoj ta adhuroj edhe sot”- kështu shprehej artisti për pasionin e tij për aktrimin në shumë intervista të dhëna.

Fëmijëria

Xhelal Tafaj lindi në Tironë, më 31 janar 1953. I lindur në një familje tironase, nga fisi i njohur i Tafajve, Xhelali u rrit në qytetin e Durrësit për shkak të humbjes së nënës së tij, një histori familjare e cila ndikoi tek ai në formimin e karakterit dhe të marrëdhënieve me njerëzit.

Pasioni është ai që e ka shoqëruar Tafajn përgjatë gjithë karrierës së tij si aktor, jo vetëm në hapat e para, atëherë kur kuptoi se e donte artin dhe rrugën e tij, por edhe pasi mbaroi Akademinë e Arteve dhe emërohet aktor të trupën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në vitin 1976. Në vitin 1992-1995 punoi si nëpunës për kulturën në Bashkinë e Durrësit.

“Fillimet e mia, për çudi nisin me violinën, një instrument për të cilin ushqej një dashuri të madhe. Veç kësaj edhe kam kënduar. Kam qenë ende fëmijë, kur m’u caktua roli im i parë. Ishte një rol në një pjesë tipike për kohën, tregonte për luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, e cila mbante regjinë e të ndjerit Kadri Pirro. Pas këtij moment, nisa të mendoja seriozisht për teatrin. Doja me çdo kusht të isha pjesë e tij, e asaj skene e cila la mbresa të pashlyeshme tek, qysh prej ngjitjes për herë të parë në të.”- shprehej artisti, kur kujton kohën e fëmijërisë.

Kujtimet e fëmijërisë i ka të pandara nga teatri, edhe pa qenë pjesë e tij. Kujton se rreth vitit 1968, atëherë kur u krijua edhe teatri i Durrësit, rrinte me orë të tëra duke e ëndërruar veten brenda atyre mureve, pjesë e trupës, në skenë pranë publikut. Pas debutimit të parë në pjesën e regjisorit Kadri Pirro, asgjë nuk mund ta shkëpuste më prej teatrit. Edhe pse konkurimi i parë për në akademinë e Arteve nuk rezultoi ashtu sikurse Tafaj dëshironte, ai sfidoi veten një vit më pas. Pas një muajsh përgatitje intensive, Xhelali arriti të konkuronte dhe fitonte në degën e aktrimit.

Teatër

Aktori Tafaj tregon se pas përfundimit të shkollës së lartë filluan rishtazi rolet e para si profesionist. “Dështimi i një kryqëzate”, ku ai interpretonte rolin e një studenti e që evokonte periudhën e prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Ishte një rol, i cili përveç se ishte i pari si profesionist, rezultoi edhe mjaft i suksesshëm dhe i vlerësuar madje edhe me një çmim në një prej festivaleve të teatrove të kohës.

Të tjerë role që vijuan qenë në “Lugajanët”; “Të jesh 20 vjeç”; “Nusja e humbëtirës”; “Cila është nusja?”; “Kartela e verdhë”; “Besëlidhja Shqiptare”; “I sëmuri imagjinar”; “Lundrimi i parë”; “Bahçe në saksi”; “Netë tragjike amerikanë”; “Shi në plazh”; “Ftesë për gjyq”; “Ylli pa emër”; “Meduza në Otranto”; “Këngë dashurie me korba”; “Babai”; “Hotel Ballkan”; “Vajza pa prikë”; “Të jesh nënë” e plot e plot të tjera.

Herë pas here ai shkeputej nga modeli tashmë i provuar i aktorit –hero, apo ai i personazheve te përvuajtur mes peripecive të dashurisë, fatalitetit, dështimeve, rrethanave tragjike etj., dhe provonte me sukses edhe ne komedi ,filluar qe me rolin e Agronit te Kartela e verdhe (1981), me shefin e karabiniereve te Kush paguan (2004) e Dario Fo-se, apo me role negative nen optika satirike e sarkastike si Grigu te Ylli pa emer e M. Sebastian (1998), Knurov te Vajza pa prike (2006) e N. Ostrovskit etj.

I ketij formati ,por i perpunuar saje logjikes se forte te veprimit ,ishte edhe roli i Stonit te drama Tango (2008)e Slavomir Mrozhekut . Me figuren kontradiktore te Alfredit te drama “Te jesh nene” e Roberto Braccos, 2006, fitoi cmimin si ‘”Aktori me i mire” ne Festivalin e Teatrit Shqiptar ne Diber, Maqedoni. Ka luajtur edhe ne filma ,ku spikati me rolin e Fatjonit tek “I treti” Tafaj bën një aktrim të ndjerë, përgjithësisht ne tone psikologjike e forma te buta, por ku nuk perjashtohet, perkundrazi theksohet pervuajtja; ka nje qetesi te brendshme, vetesiguri, prani skenike te shfaqshme, ze te bukur dhe shqiptim te qarte te fjales, hir skenik.

Janë mbi 70 role të interpretuara me pasion e dashuri, por edhe me seriozitet, për të cilat aktori Tafaj nuk veçon dot një të preferuar, ashtu sikurse çdo artist me veprën e tij.

Pjesa më e madhe e roleve janë interpretuar para viteve ’90 .

Cmimet dhe Nderimet

Në festivalin e Teatrove në Dibër të Madhe, në vitin 2006, ai vlerësohet me çmimin si aktori më i mirë protagonist, një vlërësim të cilin vetë aktori e kish pritur me kohë, qysh me rolin e markos në “Kengë dashurie me korba”, në vitin 1997. Ndërkaq është vlerësuar edhe me Urdhërin “Naim Frashëri i Artë”.

Pas 35 viteve në skenë, aktori Xhelal Tafaj ndihet i privilegjuar, jo për shkak të vlerësimit nga kolegët, apo 70 rolet e tij, kaq do të ishte shumë thjesht. Sot, veç faktit se cilësohet si një nga emrat kryesorë të Teatrit të Durrësit, gëzon dashamirësinë dhe mirënjohjen e publikut. Për të kjo është dhurata më e madhe që mund të merrte nga karriera e tij.

Filmografia

  • Lugajanet,
  • Te jesh 20 vjec,
  • Kartela e verdhe,
  • Telefoni i nje mesnate
  • Lindja e nje burri,
  • Nete tragjik amerikane,
  • Viti I pare kuq e zi,
  • Shi ne plazh,
  • Lojtari nr 10.
  • Martesa
  • Ylli pa emer.

Krahas teatrit ai luan dhe ne filmat :

  • Tomka dhe shoket e tij – Antonio,
  • Fationi – ne filmin Mysafiri,
  • Ndreca – Ceta e vogel,
  • Artani – Nje ndodhi ne port,
  • Urani – Shoke te nje skuadre etj.
  • Kenge dashurie me korbat
  • Trokitje ne dyert e dhimbjes,
  • Nemesis,
  • Babai,
  • Hotel Ballkan,
  • Nuk paguajme,

Kanë thënë për Xhelal Tafajn

Tinka Kurti, “Artiste e Popullit” dhe “Mjeshtre e Madhe”

“Për herë të parë Xhelalin e kam parë në Shkodër dhe jam shprehur miqësisht , optimiste për një të ardhme. Një djalosh tiranas që bëhet një nga aktorët më të mirë të trupës teatrore të Durrësit. Bashkëpunimi ii m i parë me Xhelalin ishte në dramën e Serafin Fankos :”Trokitje në dyert e dhimbjes”, ku kam pasur fat të dyfishtë që jo vetëm të luaja përkrahë tij, por edhe ta kisha pranë si personazhe. Me një zë të plotë , plastikë të mrekullueshme, ku binte në sy pastërtia dhe organiciteti. Zakonisht rolin e kërkonte në figurën jashtë dhe e servirte në mënyrë të ngrohtë tek partnerët. Suksesi i tij me monologun e fundit në dramën “Trokitje në dyert e dhimbjes”, ku Xhelali zbriti dhe i ra skenës rreth e përqark, duke komunikuar me spektatorin në një mënyrë të admirueshme, duke e mbërthyer atë,i dha një finale shumë të madhe asaj shfaqjeje.”

Mirush Kabashi, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Merituar”

Një ndër veçantitë dalluese të punës së Xhelalit është profesionalizmi i thellë. Në çdo personazh të ri ai tenton të kapë thelbin, ta zbërthejë në të gjithë gamën e tij psikologjike dhe emocionale dhe pastaj tamishëronte me të gjithë spontanitetin e mundshëm. Për t’ia arritur kësaj ai përdor të gjitha njohuritë e tij, jo vetëm profesionale, por edhe ato intuitive. Kurrë Xhelali nuk e ka shfrytëzuar eksperiencën e tij aktoreske të krijuar gjatë viteve për të krijuar stampa të sipërfaqshme interpretimi. Realizimet e tij janë të suksesshme, pikërisht se bazoheshin në një kërkim sistematik shkencor dhe professional.”

Sanie Hoti, aktore

“Krijimi i figurave të konsiderueshme në numër me trupën e teatrit të Durrësit, qenia e tij si figura dhe heroi kryesor në çdo pjesë të vënë në skenë, sidomos pas viteve ’90, kur i ra edhe barra më e madhe, është një tregues i qartë se Xhelali është një artist i kompletuar. Diksioi i tij mjaft i qartë, zëri i tij i ëmbël, portreti shprehës, janë disa nga tiparet e domosdoshme për një actor, të cilat Xhelali padiskutim që i ka. Përkushtimi i tij dhe këmbëngulja për ta çuar teatrin  në nivele të larta, reflektohet dukshëm në çdo moment të jetës së tij artistike. Aq i lidhur është emir i tij me atë të teatrit, sa që as dje, e sigurisht as sot, nuk mund të kuptohet një aktivitet pa pjesmarrjen e tij.”

Ali Bega, aktor

“Që në çastet e para të punës me të, më tërhoqën vëmendjen serioziteti i tij dhe përkushtimi për punën. Të gjitha mbështeteshin në besimin te vetja dhe optimizmi. Të gjitha këto të gërshetuara edhe me tiparet e karakterit si sinqeriteti, çiltërsia dhe guzimi njerëzor, bënë që Xhelali të zinte vendin e merituar në teatrin e Durrësit. Ai mbetet përfaqësues i denjë i vlerave pozitive njerëzore e profesionale të brezit të tij.”

Hysen Bash’hysa, aktor

“Xhelali vinte në një teatër, ku me atë kontigjent që mbante brenda vetes, kishte krijuar fizionominë e tij në skenën shqiptare. Përgjegjësia për t’u bërë pjesë e këtij teatri ishte e madhe, e po ashtu edhe detyrat që duhet të përmbusheshin, detyra të cilat Xhelali i realizoi gjithnjë me përpikmëri artistike dhe njerëzore. Tek ai spikatën menjëherë dëshira e madhe për punë, dashuria dhe pasioni i madh për teatrin, ambicja për të realizuar në perfeksion çdo rol. Në të gjitha ballafaqimet  e teatrit të Durrësit, Xhelali është në qendër dhe të gjitha realizimet e tij janë me shumë dinjitet. Veç këtyre e shoh mikun dhe kolegun tim, në aspektin shoqëror si një njeri të kompletuar, i cili meriton epitetin “i përkryer””.

Haxhi Rama, regjisor

“Me Xhelalin kam punuar për disa premiera dhe ajo çka mund të them për të është se mbi të gjitha, veç talentit të padiskutueshëm, Xhelali është një profesionist i vërtetë, korrekt dhe  nuk përton. Është komod për çdo regjisor dhe shumë serioz. Kemi punuar bashkë edhe në situate të vështira të realizimit të shfaqjeve , por nuk kam parë kurrë tek ai lodhje apo mërzi. Plani i tij aktorial është ai i heroit dhe për shkak të cilësive të tij si actor, ai ka në fakt shumë role të tilla. Në lojën e tij, plani racional është më evident se ai emocional dhe kjo e bën atë një actor të kompletuar, intelektual, të përmbajtur dhe për pasojë edhe më koherent dhe modern.”

Burimi: Pol.Al

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.