XHAVIT FAGU
XHAVIT FAGU

Ka lindur më 9 prill të vitit 1934 në një familje të hershme tiranase dhe njëherësh mjaft sportive. Ka arsim të mesëm profesional, fushë me të cilën ka punuar shumë mirë dhe për shumë kohë në fabrikën e qelqit.

Në sportin e futbollit, Xhaviti duket që në vitin 1949 kur aktivizohej me të rinjtë, por pa arritur më tutje. Megjithate, kontributi i tij i rëndë- sishëm, i inkurajuar edhe nga specialisti Hysen Hysenaj, është në rolin e gjyqtarit të futbollit. Pasi kreu më 1957 kursin përkatës dhe, duke bërë në fillim detyrën e gqutarit anësor e më vonë atë të gqutarit kryesor, ai ngriti kualifikimin e tij nga aktivitetet lokale deri në ato kombëtare.

Ndeshja e parë zyrtare e gjykuar prej tij, i takon vitit 1958. Në kuadrin e kampionatit
kombëtar, ishte ajo ndërmjet rivalëve ”Partizani”-“Tirana”, që e vlerësuar mjaft mirë, përfundoi me rezultatin 0-1.

Më tutje, duke vazhduar bindshëm rrugën e gqutarit të futbollit, Xhaviti, më 1960, fitoi kategorinë e parë. Falë profesionalizmit, përkushtimit dhe karakterit të tij, gjatë gjithë karrierës së vet, prej 1957 e deri më 1986, ka gjykuar gjithsej 534 ndeshje, prej të cilave 254 janë të kategorisë së parë. I vlerësuargjithnjë pozitivisht, për vitin 1975, Xhaviti është shpallur “Gjyqtari më i mirë në futboll”.

Me titullin “Gjyqtar ndërkombëtar” të fituar prej tij në vitin 1973, falë përvojës së tij dhe nivelit të duhur, për 13 vjet, deri më 1986, brënda dhe jashtë vendit, ka gjykuar tetë ndeshje ndërkombëtare, prej të cilave tre si kryesor dhe pesë si ndihmës.

Ndihmesa e tij për futbollin, më tej, ka vazhduar në statusin e vëzhguesit të FShF për aktivitetet tona kombëtare (1986-1994); të anëtarit te komisionit tekniko-arbitrar (1986-1989) dhe të kryetarit të kolegjumit të gjyqtarëve të Tiranës (1990-1992).

Për merita pune e sporti ai mban Stemën e dhënë nga FShF (1994) dhe është dekoruar me Urdhërin e Punës të klasit III (1958).