Para pak ditesh me erdhi nga Shqiperia ..libri i promovuar tre muaj me pare ne Tirane , kushtuar nje figure te madhe te futbollit shqiptar …Xhavit Demneri, Gjithkushi….I derguar me kerkesen e nguteshme timen nga i biri i tij

..Fatmiri..miku e kolegu im i mire e i hershem ..e me nje dedikim special qe me emocionoi vertet …dhurata mu duk teper e cmuar. .Librin qe mezi prisja ta lexoja e shfletova dhe e kendova rresht me rresht me qetesi. emocion e permes kujtimesh te shumta qe mu ringjallen nga jeta civile dhe aktiviteti i jashtezakonshem sportiv i kesaj figure te madhe qytetare e sportive te kryeqytetit e te mbare Shqiperise.

Ishim me fat qe te njohem nga afer Mjeshter,,,me shume fat qe degjuam mrekullite e dijeve te tua te pafunda sportive, qe perjetuam pasionin tend te rralle per futbollin, qe bashkejetuam ne te njejtin qytet te cilit ti i dhe gjithcka te mire qe kishe e qe dije nga jeta jote.

I ideuar permes rrefenjave e kujtimeve te gati 80 figurave te shquara te futbollit e sportit shqiptar, si dhe permes vleresimeve te shumta bere per figuren e tij qytetaro – sportive ,,libri te ngjall emocione te vecanta ne cdo faqe te tij..Te llojit te vecante mbeten kujtimet e detajet nga jeta e Mjeshtrit te madh ,,,treguar nga pjestare e te aferm te familjes se tij

..Me shume vlere dhe prekese ato c’ ka rrefejne per Profesorin…te medhenjte e futbollit tone Ali Mema, Fatmir Frasheri, Skender Hyka, Panajot Pano , Luigj Bytyci.etj ..por edhe koleget e tij te asaj kohe. Po keshtu vlerat qytetare e sportive te Xhavit Demnerit lartesohen edhe me shume tek lexon kujtimet e nje sere lojtaresh te asaj kohe, te ekipeve te ndryshme , te njerezve qe e njohen ate nga afer, te specialisteve e drejtuesve te sportit shqiptar e te shume prej penave te njohura te gazetarise sportive shqiptare. Nje gje eshte absolutisht e vertete dhe e pa kontestueshme dot prej askujt

…Xhavit Demneri ishte dhe mbetet simboli i futbollit Kryeqytetas per shume aresye e ne shume drejtime…si futbollist Kampion i Ballkanit me 1946..si Trajner tek nxorri e qemtoi emrat me te medhenj te futbollit shqiptar ne vitet 60 – 70,,,si seleksioner krejt unikal e i pa perseritshem ne historine e futbollit tone..si Mjeshtri nga duart e te cilit dolen plot 60 futbolliste te Ekipit tone Kombetar

..Ai ishte dhe do te mbetet perjetesisht nje nga qytetaret e rralle e brilante te Tiranes …qytetit te cilin e deshte aq shume deri ne diten qe u largua nga kjo bote gati 20 vjet me pare. Ai ishte model i prindit, babait, gjyshit, mikut, shokut, kolegut, komshiut, ustait ne profesionin e tij , besimtarit te kulluar e paqesor ,,,ndaj me te drejte titulli i librit eshte me se i perligjur,,,

Gjithkushi…I ilustruar ne fund te tij me foto te rralla e disa vertet historike libri ti mban te gjalla e te fresketa ne kujtese gjithe c’ ka ky Mjeshter i rralle beri gjate gjithe jetes se tij per futbollin, per njerezit , per qytetin e tij , per familjen , per shoqerine e per vendin e Atdheun e vet.. per gjithe c’ ka deshte me shpirt e me zemren e tij te madhe.

Xhavit Demneri ishte e mbetet vertet i madh ..por gjigand , te pavdekshem e te perjetshem ate e beri thjeshtesia, mencuria, dhe njerzilliku i tij krejtesisht origjinal e i vecante,,,ndaj ai fitoi ne pavdekesi respektin e te gjitheve. Me vjen mire qe me se fundi ne bibliotekat tona personale nje liber i tille tashme do te qendroje plot fisnikeri per tu dhene atyre edhe me shume peshe,,bukuri, mencuri, vlere e mall. ..Mall per Profesorin tone te dashur e te pa harruar, per edukatorin goje mjalte

…Mall per fituesin e sa e sa trofeve ne gjerdanin e historise legjendare te klubit te tij te zemres Bardhe e Blu . Jo me kot dua ta mbyll kete shkrim me fjalet e kenges se Tirones se madhe te Myslym Alles , Xhavit Demnerit e Enver Shehut qe lindi ne fillim vitet 70,,ku kengetari e kompozitori i famshem popullor kryeqytetas Mustafa Budini pat shkruar e kenduar vargjet e tija brilante qe u bene e kane mbetur edhe sot si nje lloj Himni i kesaj skuadre…

Kujt i takon nderi /..per k’ta yje te rralle …Xhavit Demneri osht trajner i pare….
E pra ishte nder qe AI ishte e mbeti i yni e ne ishim e mbetemi te tijte perjetesisht…

Me Respekt te vecante …Adriatik R.Dosti …Michigan ..USA ..Janar 6 ..2016 …

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.