Xhavit DEMNERI Trashëgimia e një mesazhi
Xhavit DEMNERI Trashëgimia e një mesazhi

Xhavit Demneri, një nga kolosët e futbollit për të rinj, “USTAI”, i cili përkëdheli që në hapat e para gjithë ato talente të padiskutueshëm, sidomos të kryeqytetit, nuk jeton më. Eshtë emri që ai ka lënë ndër brezat e futbollistëve që e lartëson këtë figurë.

Sa qe gjallë atij i mbushej kraharori sa herë që e “ngacmonim” për historinë e të rinjve. Kush më shumë se ai mund të fliste për këtë temë, të lënë për një kohë të gjatë në hije edhe pse futbolli “i vogël ” zhvillohej gjithnjë nën patronazhin e për t’i shërbyer ekipeve të të rriturve.

Sot, ndoshta disi më vonë nga informimi që ai kishte marrë për këtë botim, libri bëhet një dritare pikërisht për të sintetizuar atë rrugë gjysmëshekullore edhe të kampionateve “të juniorëve” që Demneri i pëshpëriste në buzë thuajse në çdo hap të jetës.

Futbolli i të rinjve është fidanishte, gurra e pashtershme e asaj perspektive për çdo individ e skuadër, që nxiste e nxit karierën ku shkëlqimi i kujtdo s’ka ardhur spontanisht.

Xhavit Demneri është trashëgimia më e gjallë dhe më e freskët e rrugës së përshkuar sidomos fillimeve të kampionateve për të rinj. 14 herë kampion kombëtar, dhjetëra suksese sinjifikative që qëndrojnë përbri rezultateve të tjera, kanë lidhje me afrimin e talenteve brilante.

Parë kështu, mesazhi për të gjithë ata që kanë qenë e do të jenë protagonistët e futbollit për të rinj, është më se i qartë.

Demneri! Iu takon nderimi dhe respekti për kontributin e dhënë.

Fatmir Efica: Dedikim në librin “Futbolli Shqiptar për të rinj”

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.