Hafiz Ibrahim Dalliu

Xhokë, moj rrobë historike!
T’kanë pas vesh burrat e dheut,
Për shenjë zie t’Skënderbeut,
Je diftue gjithmonë besnike
dhe kreshnike.

Heronjt tuej luftuen si burrat,
Krenarisht tue përhjedhë thekët,
Kan’ ditë me i përdorue dyfekët, 
E kanë derdh gjakun si gurrat,
po, si gurrat.

Sot, xhokë, po thërret shoqnia,
Me luftue si luftojnë bota,
Jo me pushkë, këtë herë me vota,
Se ksisoj e lyp urtia,
mentaria.

Por n’Kuvend t’madh Themeltar
Zgjidh përfaqsues ma të mirë;
N’dac me rrue gjithmonë e lirë,
Mos gabo si her’n’e parë.
bëhu e mbarë!

Botuar në gazetën “Xhoka” 1922

Pruni për faqen Tirona: Bedri Alimehmeti (Mjeshtër i madh)

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.