Vasil Kajana
Vasil Kajana

Vasil Kajana është një nga jovendasit e Tironës, por që, si pjesë e skuadrës së trofeut të parë (1930), duke nderuar veten, nderoi njëherësh edhe trevën tonë. Ai ishte bir i një mjeku nga Berati, ku edhe ka lindur më 5-1- 1905. Që, prej fëmijërisë së tij, kishte luajtur futboll me fëmijtë e qytetit.

Në Tironë erdhi më 1926 për të studjuar në Akademinë Ushtarake dhe menjëherë, për vlerat e tij, u përfshi me SK “Tirona”, edhe pse aktivitetet kombëtare zyrtare nuk kishin filluar ende. Për Vasilin tregojnë se, falë shkathësisë dhe të dhënave fizike së tij ishte mjaft i dalluar në të gjitha stërvitjet ushtarake të zhvilluara sipas programit mësimor në shkollën ku studjonte. Njëherësh, ai shquhesh edhe për aftësitë e tij në hipizëm dhe veçanërisht për mënyrën e kërcimeve në kal.

Duke i shtuar këtyre vetive, edhe shpejtësinë dhe veçanërisht grintën e tij sportive, Vasili, përdori mjaft mirë edhe topin e futbollit. Megjithëse me një trup mesatar, u aktivizua shkëlqyeshëm në repartin e mbrojtjes. Për skuadrën e SK “Tirona”, ku ai luajti sikur të ishte e qytetit të tij, rregjistroi trofetë e tre kampionateve të para shqiptare (1930, 1931, 1932).

Vëllai i tij, Gaqi, i pranishëm në njërën nga ndeshjet e zhvilluara në Shallvare, i ruajti gjithë jetën mbresat e tij kur, pasi Vasili shpëtoi një gol dhe u dëmtua në kokë, sportdashësit e falenderuan ate me thirrjet Kajana, Kajana . Me këtë klub, natyrisht, ai luajti edhe në takimet ndërkombëtare të kohës. Për të gjitha këto, duke merituar qënien në këtë libër, ai mbetet përherë i vlerësuar nga tironasit dhe Tirona.

Me ato pak të dhëna për Vasilin, gjithësesi, provohet se, ai ishte njeri i përkushtuar në ngazhimet e tij. I dashuruar pas futbollit, serioz dhe i kujdesshëm për studimet e tij, ai udhëtonte edhe me avion kur ekipi, për arsye të ndryshme, nuk e bënte diçka të tillë. Për udhëtime të këtij lloji, të cilat sot mund të duken paradoksale, flet edhe Bektash Pojani në faqen 21 të librit të tij “75 vjet futboll”, 1995.

Familja e Vasilit kujton edhe një kartelë personale e me fotografi, të vlefshme për në Stadiumin “Qemal Stafa”. Për prejardhjen e tij si oficer, e arrestojnë, pasi kishte punuar më parë si llogaritar në Zvërnec të Vlorës.

Ai vdiq në burg më 14-2-1970.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.