Hamit Troplini Ceremonia e Varrimit
Hamit Troplini Ceremonia e Varrimit

Në foto mbledhja madhështore e varrimit të Hamit Troplinit në qytetin e Pejës. Prej asaj kohe populli i Kosovës i këndoi gjithmonë këtë këngë tironasit të mirë Hamit Troplinit.

Lamtumirën ia le nonës
Lamtumirë o prindt’e mi
Lamtumir’ i the Tironës,
Kur u nise për n’kufi.

Se n’Kosovë e kah Morina
Dalun paskan prap trazime
”Shko bir, paç bekim të Zotit,
Banu ndihmë për vllaznit e tu.

Njikto vende, njikto toka
Qi ne Zoti na i ka falë,
Me i grabit shkjau po doka
Fal i qofsh Shqipnisë or djalë!

Kur mandatën e muer nona
Për Hamidin djal’n e vet
Si t’gjith bijt që çoi Tirona
Rroft’ Shqipnia dhe kjo thrret.

Pruni për faqen Tirona: Altin Gjokmeli

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.