Valter Shtylla
Valter Shtylla

Ka lindur në Tironë më 21 maj të vitit 1942. Studimet e larta me diplomën “inxhinier ndërtimi” i ka përfunduar më 1970. Në Institutin e Monumenteve të Kulturës, ku kishte qenë i punësuar edhe më parë, ai filloi si punonjës skicograf.

Më tutje, ka ushtruar detyrën e drejtorit të degës së monumenteve të kulturës në Tironë ((1974-1977); të përgjegjësit të sektorit të monumenteve antiko-mesjetare të institutit (1977-1992); të drejtorit të institutit (1992-1998) dhe të përgjegjësit të departamentit të botimeve e të propagandës (1998-2003.

Ka mbrojtur në vitin 1985, pranë fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit disertacionin me temë “Rrugët dhe urat e vjetra në Shqipëri”.

Gjatë karrierës së tij 4ovjeçare në këtë institucion, ai ka hartuar projekte dhe ka drejtuar punimet e restaurimit për rreth 100 monumente inxhinierike, të kultit dhe fortifikimeve.

Ai ka botuar monografi, si “Figura të njohura iliro-shqiptare”, ShB Toena, 140 fq etj., albumin “Monumente kulture në Kosovë”, përveç 40 artikujve në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit si dhe 25 artikujve publicistikë në organet e tjera të shtypit dhe në radiotelevizion. Studimet e tij, ai i ka paraqitur edhe në 40 konferenca ndërkombëtare për trashëgiminë, nëpërmjet 21 kumtesave dhe shtatë diskutimeve, nga të cilat dhjetë janë botuar.

Zotëron gjuhët italiane, ruse, frënge dhe serbokroate.

Valteri është anëtar i këshillit shkencor të Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe anëtar i redaksisë së revistës ”Monumentet”. Në vitin 1988 është zgjedhur president i Komitetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar të Monumenteve dhe anëtar i Komitetit Ndërkombëtar të Itinerarëve Kulturorë.

Burimi: Shoqata Tirana

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.