Vallet folklorike të fshatrave të Tironës në hapësirën e vallëzimit popullor shqiptar janë dëshmi e lashtësisë së etnokulturës sonë popullore. Ato janë të endure në një botë ndjenjash, kane vlera krijuese dhe të interpretimit, si dhe dimesione etnike kombëtare.

Vallet e fshatrave të Tironës, falë elementeve lozonjare, vrullëzuese, dinamike e zbukurimore, patën përparësi. Paraqiten me dinjitet në manifestimet popullore krahinore, në shkallë rrethi, por dhe në ato mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare.

Sipas traditës vallet në grup ekzekutohen përmes dy figurash kryesore:  në rreth të mbyllur ose në gjysmërreth. Ato interpretohen nga burra e gra vec e vec, por edhe së bashku.

Përgjithësisht përcillen me këngë homofonike të kënduara nga vet valltarët , por edhe me përcjelljen instrumentore, ose me të dyja së bashku. Ekzistojnë shoqëri me muzikore solistike, por edhe me grupe orkestrimesh popullore.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.