Nëse nga vitet kur kujtojmë të kenë lulëzuar skuadrat e futbollit ka mbetur diçka, nga tenisi jo. Ato pak fusha që janë në Tiranë, drejtohen nga sportistë amatorë ose të sporteve të tjera. Megjithatë, tenisi, ose “lodra e pëllëmbës së gjashtë” ka ekzistuar edhe në Shqipëri. Fillimet janë njohur që në 1924-n, me iniciativë të ambasadave të huaja dhe me mbështetjen e vazhdueshme të motrave të Mbretit Zog.

Ende sot, ka sporte të cilat, nga pamundësia për t’i ushtruar, nuk i njohim. E megjithatë, historia ju nis vite të shkuara. Jo vetëm tenisit, ndryshe të quajtur asokohe ‘lodra e pëllëmbës së gjashtë’ por sa e sa sporteve të tjerë, që nga alpinizmi, motoçiklizmi, basketbolli, gjurmuesia, hipizmi, mundja, pingpongu, notim skitë, etj. Në shumicën prej tyre, dëgjoheshin rezultate të mira edhe nga pjesëmarrëse femra.

Përkushtimi i motrave të Mbretit Zog ndaj Sporteve, sepse aq e largët është koha për të cilën flasim, afronte në aktivizim përfaqësinë femërore. Mungojnë shifra të sakta pjesëmarrje, rezultate ndeshjesh a të dhëna më të zgjeruara të këtyre vajzave, megjithatë, Ilir Dojka, në botimin e tij për sportin shqiptar në vitet 1900-1946, disa informacione na i ka dhënë, përfshirë këtu, edhe portretet e bukura në fotografitë e lojtareve. Njoftimet e para mbi sportin e tenisit, ua ofroi shqiptarëve gazeta “Dielli’.

Nga janari i vitit 1924 ajo nisi të botonte artikuj për këtë sport duke e vlerësuar si një ‘lojë elegante’. Fushën e parë të tenisti në Shqipëri e ngriti biblioteka ‘Carnavon’, me qëllim që të rinjtë e të rejat , përveç stadiumit, të ushtroheshin edhe me sport. Klubi i parë i tenisit u krijua më 23 tetor të 1925-ës dhe u quajt Klub ‘Tirana’.

Krijimi i këtij klubi ishte meritë e diplomatëve të huaj në Tiranë dhe e disa personaliteteve intelektuale shqiptare të kryeqytetit. Pas vitit ’30-të, u krijua edhe klubi tenisit Mbretëror të Tiranës, ai i Korçës, etj. Qëllimi ishte që pjesëmarrësit por edhe tifozët, të kishin një jetë shoqërore më të qytetëruar.

Ndikimi nuk vonoi të shfaqej në njerëz, aq sa shumë shpejt pas hapjes së këtyre klubeve, vajzat dhe gratë e qytetit, u bënë pjesëmarrëse. Të dhënat tregojnë se tenisi u fut edhe nëpër shkolla, jo vetëm në Tiranë. Rrjetat e fushave të tenisit, u vunë edhe në Shkollën Tregtare të Vlorës, duke krijuar kështu mundësinë për tu organizuar edhe kurse për mësimin e këtij sporti. Pas vitit ’30-të, femrat pjesëmarrëse do të shtoheshin sepse tenisi nisi të luhej në Institutin Femnor, ‘Nëna Mbretnesh”.

Pjesëmarrëset femra në kampionatet e para të tenisit, ishin zonajt e atyre që kishin mundësuar gjithë këtë iniciativë, punonjësit e huaj të ambasadave në Tiranë. Sidoqoftë, triumfues me çmimet e para e të dyta, dilnin gjithnjë meshkujt. Në vitin 1934, u zhvillua kampionati i tenisit në terrenin e Tenis-Klubit Mbretnor.

Pjesëmarrëset femra të këtij kampionati ishin zonjat Nushi, Toshkovich, Marshand, Mistura dhe Bumçi. Sikundër është e kuptueshme edhe nga mbiemrat e tyre, zonajt e ardhura nga jashtë, ishin më të shumta në numër.

Në vitin 1938, u zhvillua kupa e z. Franclin Gardlund, e cila për herë të parë i shkoi një femre shqiptare, Marie Frashërit. Lajla Shala dhe Melpomeni Dilo ishin gjithashtu dy nga femrat e para aktiviste në tenis të asaj kohe. Emrat e tyre i kanë mbetur këtij sporti ende dhe sot duke qenë se nuk ka njohur zhvillim të mëvonshëm

Burimi: Gazeta Panorama

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.