Veri Shabes tyxhar hislle t'eger!
Veri Shabes tyxhar hislle t'eger!

At dit Berhimi pat mor Kadoshin, kshu e kishte qujt gamorin e vet ene pat dal m’pazar m’Tiron me shit dahon.

Sa afrohet te veni vet njit me xhomine e Kokonozit i dul perpara Sela Dulles.

  • Merhaba Berhim aga, si je tina?

  • Bereqaves mer Sel, gjynof me u qa. Tina si je, ato kalamoj, grun, pleqt mir jon?

  • Elhomdulilah mir jon me shnet ene Zot i modh na lont kshu si jina!

  • Sele po se pate zafmet, paj Zotit me jep i dore me i shkarku dengjet e dahonit se jina mafmurr e çakerdu ka syt, kina i jave qe nun flejm gjum ene jom i kput.

  • Lepe mer Berhim cere je tu thon. Po pse kini nejt i jave qut me, kini pas naj sebeb a si?

– Jo mer Sel po ai kopili Shabes qe gjet belane ene Allahu ju boft havale se na qiti tomthat.

– Allah Allah pse ca ka bo pizevengu ksaj siraje?

– Si mre c’ka bo? Kur qe atje m’Talje, Musa Selimi (Mussolini) e qiti prej hapishones (burgut) ne e fali, ja boni hallall zybes. Ky m’ven ne u kthy m’shpi si derdimen qe ô filloi tu i ra perqark kasabes m’Taljes, hy me i bir e dil me i qeter.
Me i teater kishte pa i hafishe qe kercejshin ca gra t’zeza afrikone vesh me fustona kashte ene me ka mesi e nolt çuplak. Kishte pre bilet ene birden mrena. Njoni i kishte dhone i cinare dahon qe majte ere te keqe, si me pas djeg shqop, po do ti sa e pijshe fillojshe tu u zgerdhi pa hesab.

– Allah Allah o Berhimo dahoni t’bo me dhi jo me u zgerdhi. Çere ka qen axhaba?

– Prit me pra ta kallxoj una. Ene Veri ket pytje i boni se pat msu ca italjonxha aqje mrena. Ky robi i tha qe ô i gjo qe i ngja hiselles s’eger. Zullapi hic spo e merrte vesh ca qe kjo ene m’fun ky i kallxo i gjethe ne i thote:

“Mille atje m’Shqipni ene sa te rritet bjere knej ta shesim se bojm qomet pare. Mos ki gajle milicine se e kina gadit me at ministrin e punve permrenshme, Sal Qorrin. Duke qen qorr nuk vre gjo. Ene ai kallomi Taq daltaxhiut e ka bo hallall ket pune se pervec ca resmeve qi bo me kalem nuk di c’me bo tjeter, bzo si zmat ene vec bagla qit prej goje. As mos e vrit menjen fare se pehlivona si ty e bojn ket zanot asell krejt!”

I dho ene i hejbe me fara qe gjajshin si kakardhia.
Vje Veri prej Taljes ene periher merr shatin e del m’fushe. Ne ja bom Zot shyqyr paska zon men ene qeka fut punes.

Kur c’me pa, ky hap i grop te thelle e fut i kakardhi mrene ene i millte i kakardhi cdo 2 metra. “Qeka pjerdh fare ka ment thome neve. I paska rreshqit menja atje m’Talje.” Na shashtisi fare vallahi!
Dul tata shkrete ne i bzonte “mille me grune mer bab se do na lesh pa buk” po a nigjote ky se?
– Lale e di una, do bohena agallar e do bojme konak, çke tina.
– Mir mer lal – ja kthejte tata – por çere je tu mjell se? – Hisell te eger tate, e dredhin taljonet me dahon ene t’bo me qesh. Do ta sheshim m’talje, m’nigjo mu, do bohena zengjina.

Per nja tre muj i ka nejt te kaptina. Bajte uj te pusi ene bo hyzmet hislles s’eger. Do ti qe u rrit hislla u bo dy metra?!

I dit Qonija kishte dal me mledh hislla me bo i berek se paten ardh ca misafir ene nuk pat gjet shume. Mu m’ra nermen hislla Ridit ene i them qe te merrte i dege aqe. Ulet moma, zi hisllen, bo petat ene pjek berekun. Vallahi ai avlli hislles na lezetoi icik ene erdhem m’qejf. Ujtin e hudhem per hajvonet ene fillum tu pjek berekun.
E kishte qa ija berekun!
U ulem tu honger kur ja jep Lymi i t’qeshme si dhi e eger: hi hi hi hi!
– Cer bo mer Lym se le nome pse bo kshu?
-Vallahi se di Berhimo po m’ka kap ene spo munem me nalu!

Tata fillo tu zgurdullu syte, flakaroi gjyzlyket ene thojte se shifte mire. Ca shef ai me ato gjyzlyke aq te trasha sa nez zjermin. U cu m’kome ene shkoi me hap penxheren ene vec kur hap kanotet e dallabit ene ja bo: vreje me sa qeka terr, nuk duket far gjoje, po kto rob m’sira ktu c’dun? Bujrum mrena!

Ne u skuqem prej torbit po na vite zorr me i fol ene shyqyr qi Kimetja ja boni: ulu babe se i sejdis una!

Bejtja morì zjerm ene shkoi tu fugu te pusi ene ja jepte nerdhome “qyqja ije u percllova kom per tu hudh m’pus”. Shyqyr e kapi Kimetja me Haxhiren se tu u hudh goca me kaptine e m’pus mrena me gjith çikrik!

Une per vete shifsha Xhevrien me dy-tre kaptina si kuçeder. Vallahi gjetem belane me ket hisell!

Nerkohe Shyqi qe kishte pat kput i dege me e provu m’çibukt c’poi daullen e Ramazonit ka i nohi se i bite me sa takat kishte ene vazhdonte me i ron ka nohija tjeter tu bertit:
– Filloi iftari! Allahu ja boft kabul! Kush nuk u ka bo synet ene osht 50 vjeç mos ti vij hiç torb, t’shkoj te Berberhonja Monit t’ja presim lafshen me sater!

Letif hoxha e pat honger ne ai hisllen si spinoq ene filloi tu i fry pulve m’kotec. Nuk dilte per qomet prej anej se i gjate Gonimetja si xhad ene dojte fetva prej Stamolli.

Xhikja pat hyp m’fik se kishin qen tu e kafshu dhite qe paten honger ket hislle ene njeli siper atje per tre dit.

Kadoshi masi piu ujtin e hisllave pat gjemu Remen e Lomit verdalle neper katun gjersa e hudhi m’ferra, i ra m’shqelma kaut Demirit ene iku tu fugu nolt m’koder. Mir qe hypi po nuk dijshim si ta zdrypshim poshte se ne dhite nuk njiten aqi nolt.

Masi murem veten shkum me kerku Verin po ky ja kishte math. Gjetem Lalen e shkrete me tespije var m’qaf si rruza grash e na tho qe halabaku ka ardh m’Tiron me e shit m’Pazar hisllen e eger.

Kshu puna, po luj duret Sele t’shkarkojme gamorin ene hec gjejme Verin se Vallahi me e pi milleti at hisell kush e di çere nodh.

Veri Shabes tyxhar hislle t'eger!
Veri Shabes tyxhar hislle t’eger!
  • Mir Berhimo. Shkarkojme gamorin ene ishallah po e gjejme lonetin. Ishallah se bo mebus (diputet) çuni Taqit se e di tina, me t’mor m’mexhlis duhet te jesh daksondokuz (99-tsh), pizeveng, dinsiz, imonsiz, xhahil, terbijesiz, kaçak, dallkauk, hajdut, t’kesh qen n’hapishone ene mos t’kesh hiç merhamet.