Nga e majta në të djatht, Drita Përmeti, Xhemal Kusi dhe Zyber Hallulli. 

Drita Përmeti, vajza e mjekut të dëgjuar Bedri Përmeti, njihte 5 gjuhë të huaja, e shoqja e Xhemal Kusit.

Xhemal Kusi, ish sekretar i përgjithshëm në ministrin e drejtësisë, në vitet 30-40, njihte rreth 7-8 gjuhë të huaja, nipi i Zyber Hallullit.

Zyber Hallulli, studimet e para i kreu në qytetin e lindjes ku përfundoi shkollën e mesme Ryzhdije. Më vonë ai u diplomua në Stamboll për filozofi dhe teologji. U emërua Kryetar i Bashkisë së Tironës nga Pleqësia e qytetit në vitin 1913 deri në 1914.

Zyber Hallulli ishte gjithashtu edhe Myftiu i Tironës. Gjatë pushtimit austriak, më 1917 me nënprefektin Rauf Fico, myftiun Mytesim Këlliçi, Luigj Shalën dhe Xhelal beg Toptanin themelun Strehën Vorfnore, jetimoren e parë publike në Tironë.

RESPEKT

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.