Kur po i tregoja nje mikut tim se Shqiperia nga viti 1925 e deri ne fillimin e viteve 40 te shekullit te kaluar, ka pasur linja ajrore kombetare dhe nderkombetare, nuk ma mori mendja se do ta habisja aq shume. E verteta eshte se pak e dine qe 80 e kusur vite me pare, mund te shkoje me avion nga Tirana ne qytetet kryesore te vendit, madje edhe ne Europe.

Me 14 mars 1925, u nenshkrua kontrata koncesionare me afat dhjetevjecar ndermjet qeverise shqiptare, te perfaqesuar nga ministri i Puneve Botore dhe i Bujqesise, Kostaq Kotta, dhe shoqerise gjermane Aero Lloyd, te perfaqesuar nga i ngarkuari i saj Otto Habermehl. Shoqeria ne fjale merrte te drejten eskluzive te sherbimit te aviacionit civil ne Shqiperi, per transportin e udhetareve, postes dhe mallrave. Ishte nje kontrate model si ato qe beheshin asokohe, ku percaktoheshin detyrimet, beneficet dhe sanksionet per secilen pale. Shoqeria gjermane ishte e detyruar qe brenda gjashte muajsh, nga dita e nenshkrimit dhe e ratifikimit te marreveshjes nga Parlamenti, te fillonte fluturimet ne linja te rregullta me qytetet kryesore te Shqiperise.

Ashtu sic e parashikonte kontrata, sherbimi ajror fillimisht kryhej dy here ne jave ne linjat e rregullta: Tirane-Shkoder, Tirane-Vlore, Tirane-Korce dhe kthim. (Per kuriozitet: Fluturimi i pare ne linjen Tirane-Vlore u krye me 30.05.1925, ndersa ne linjat Tirane-Shkoder dhe Tirane-Korce, me 01.06.1925). Transporti ajror ndermjet kryeqytetit dhe qyteteve kryesore te Shqiperise paraqiste nje zgjidhje per nje udhetim te shpejte te pasagjereve, te afaristeve, te postes dhe per mallra te caktuara, prandaj ne vitet qe pasuan ai njohu zhvillim.

Me 6 mars 1927, gazeta Telegraf njoftonte se shoqeria gjermane Adria Aero Lloyd? ia shiti koncesionin e saj shoqerise italiane Ala Littoria S.A. Ne vitin 1927 orari i fluturimeve ishte si vijon: E hene: Tirane-Shkoder nisja 06.00 mberritja 07.00, Shkoder-Tirane 07.30-08.30; E Merkure: Tirane-Korce 06.00-07.00, Korce-Tirane 07.30-08.30; E Enjte: Tirane-Vlore 06.00-07.00, Vlore-Tirane 07.30-08.30; E Shtune: Tirane-Korce 06.00-07.00, Korce-Tirane 07.30-08.30. Ne vitin 1930, fluturimet dhe destinacionet ishin shtuar. Keshtu, linjat Tirane-Shkoder, Tirane-Korce, Tirane-Vlore (dhe kthim) beheshin 3 here ne jave, ndersa ishte vendosur linja e re Vlore-Gjirokaster.

Ne dy fotot e para ju mund te shikoni avione te perdorur ne linjat e udhetareve, ne vitet 20 te shekullit te kaluar. Natyrisht, nuk behet fjale per avione si keta te sotmit, por per avione te vegjel me helike. Ne foton e trete shihet qarte nje ndertese trekateshe, qe ndodhej ne kryqezimin e rruges ?28 Nentori? me rrugen e Republikes, (me pas Mbreterore, sot e Barrikadave). Ne katin e pare te nderteses ne fjale ndodheshin zyrat e shoqerise Adria Aero Lloyd; fotografia i takon viteve 1926-7.

Me 22 prill 1928 u krye fluturimi i pare Brindizi-Vlore, ndersa me 16 korrik 1931 u krye fluturimi i pare Tirane-Rome dhe u vendosen linjat per udhetare me keto qytete dhe me pas me Selanikun e Sofjen. Ne prag te perfundimit te kontrates se pare koncesionare, me 18 shkurt 1935 u be nje marreveshje e re midis shtetit shqiptar dhe shoqerise Ala Littoria S.A, e cila do te zgjaste perseri 10 vjet. Shoqeria italiane solli aeroplane te rinj dhe moderne dhe shtoi linjat: Tirane-Gjirokaster, Tirane-Kukes, Tirane-Peshkopi, dhe Tirane-Kucove, (vajtje dhe ardhje).

Ne kohen e pushtimit, linjat ajore kombetare dhe nderkombetare vazhduan te funksiononin. Per kuriozitetin e lexuesit, po japim edhe ditet e fluturimeve, ne vitin 1940, duke filluar nga linjat ajrore nderkombetare: Tirane-Rome, tre here ne jave, (te henen, te merkuren, te premten); Rome-Tirane, tre here ne jave, (te marten, te enjten, te shtunen); Rome-Brindisi-Tirane-Selanik-Sofie, tre here ne jave, (te henen, te merkuren, te premten); Sofie-Selanik-Tirane-Brindisi-Rome, tre here ne jave, (te marten, te enjten, te shtunen), (Albania, Guida d?Italia della consociazione turistica italiana, Milano, 1940, (XVIII), f.126-7).

Linjat ajrore qe lidhnin qytetet shqiptare ishin si me poshte: Tirane-Shkoder-Kukes-Tirane, te henen dhe te enjten; Tirane-Kukes-Shkoder-Tirane te premten; Tirane-Kukes dhe Kukes-Tirane, te merkuren dhe te shtunen; Tirane-Peshkopi dhe Peshkopi-Tirane te henen, te merkuren dhe te premten; Tirane-Korce-Gjirokaster, dhe Gjirokaster-Korce-Tirane, te henen, te merkuren dhe te premten; Tirane-Devoll dhe Devoll-Tirane, te henen dhe te shtunen; Tirane-Vlore-Gjirokaster, dhe Gjirokaster-Vlore-Tirane, te marten, te enjten, te shtunen, (Po aty, f.128-132).

Me ardhjen komunisteve ne pushtet, transporti ajror ndermjet qyteteve shqiptare u nderpre perfundimisht, ndersa celikun special me te cilin ishin ndertuar hangaret e avioneve e perlane jugosllavet ne vitin 1947. Sot, kontrata koncesionare 20-vjecare midis shtetit shqiptar dhe Tirana Airport Partners, na pengon perdorimin e cfaredo aeroporti tjeter vec Rinasit per linja nderkombetare, prandaj duhet te presim vitin 2025 per tu kthyer ne vitin 1925.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.