Tironsit punë shumë e mendjemadhësi aspak! (I)
Nga Marsida T. Najdeni

*Foto kopertina: Çunat e Tironës dalë më 29 gusht 1921.

Kadri Kërçiku
qysh më 1927 ishte i pari që shkruante për sëmundjet gjenitale kur ishte ende student. Doktori famëmadh njihet për eliminimin e sëmundjes së lebrës, sifilisit etj në Shqipëri.

Murat Toptani
përveçse një nga patriotët e orëve të para dhe firmëtarë i Pavarësisë në Vlorë, ai mbahet si shqiptari i parë që ka punuar skulpturën e Skënderbeut. Ndër pasionet e tjera ishte piktura dhe letërsia.

Murat Toptani dhe busti i Skënderbeut.

Halil Mëniku
i arratisur politik, drejtor i zyrës së shtypit për Komiteti Kombëtar “Shqipëria e Lirë” në diasporë. Gjithashtu kryetari i degës International Peasants’ Union në Romë, shoqatë internacionale anti-komuniste. Kishte mbaruar Juridikun në prestigjiozen Sorbonne të Francës.

Nikolla Nishku
patriot i madh tironas, ai që i tha komandantit serb në Krujë më 1912 se Tirona e kishte shpall pavarsinë më 26 nandor dhe marshimi drejt saj ishte i kotë.

Rexhep Jella
i pari shqiptarë diplomuar në universitetin prestigjioz të Kembrixh, përsos se dhe presidenti i parë i Federatës së Futbollit Shqiptarë. Pasion tjetër kishte makinat.

Osman Myderizi
i pari shqiptarë që publikoi libër për historinë e Tiranës. Bashkautor i fjalorit të parë zyrtarë Shqip më 1954. Shkolla e parë Shqipe në Ndroq u hap prej tij.

Qazim Turdiu
themeloi katedrën e mësimdhënies së matematikës për herë të parë në Shqipëri për shkollat e larta.

Bahri Tufina
i pari shqiptarë që ka prodhuar një orë totalisht me dorë, pra “Made in Albania”. Pasion tjetër kishte fotografinë.

Bahri Tufina gjatë punës. Kujtoni Sahatin me zile pagëzuar me emrin “Tirana”.

Haxhi Hafiz Mahmud Dashi
imami i parë i Xhamisë se Dine Hoxhës (asi kohe njihesh si Xhamia e Re) truallin e dhuroi Dine Hoxha. Ndër nxënësit më të zellshëm në Medresenë e Tiranës pranë Kullës së Sahatit ndërtuar nga Abdullah Bej Toptani që në vitin 1849.

Alush Shima
piktori i talentuar, i cili ka arritur të shesë një pikturë +$1 milion USD. Shifër rekord për pikturën shqiptare!

Mentor Petrela
një ndër 100 neurokirurgët më të mirë në botë. Arritja e tij, operacion në tru duke e patur pacientin zgjuar, për këtë arritje New York Times e nxorri në kopertinë më 2015 (mos gabofsha i pari shqiptarë historia e të cilit del në kopertinën e të famshmes NYT).  Një doktor muzikant sepse Dr. Petrela i bie plot pasion dhe klarinetës.

Qazim Bakalli
i pari doktor dietolog në Shqipëri. I shtohet listës së artë të doktorëve tironas.

Xhemal Farka
gazetar politiko satirik. Publicist në dialektikë. Metodë e trashëguar ndër tironsit prej Hafiz Ibrahim Dalliut. Çfarë e bënë interesante sepse Xhemali e filloi këtë profesion në një moshë shumë të re ende gjimnazist. Gazetarë për Zërin e Amerikës. U pushkatua në lule të jetës nga komunistët.

Gazetari Xhemal Farka, ende kërkon familja eshtrat për ta varrosur…

Shefqet Ndroqi
jo vetem që është doktori që zhduku turbekulozin në Shqipëri, por është dhe fitues i kampionatit të parë të futbollit më 1930 me Tironën.

Osman Kazazi
ose ndryshe “Mandela shqiptarë.” Heroi tironas që sfidoi sistemin me jetën e tij. Kryetar i parë i “Shoqatës së të Përndjekurve Politik të Shqipërisë.”

Halil Maçi
i arratisur politik, një ndër tre kryetarët e Nënkomitetit të Çështjeve Civile, program i sponsorizuar nga CIA, për të mbajtur një census të shqiptarëve në mërgim. Po ashtu antarë dhe sekretarë i International Peasants’ Union, që ishte një organizatë internacionale anti-komuniste. Besnik i Ballit Kombëtarë deri në vdekje.

Sali Nallbani
i pari shqiptarë që luajti sportin aristokrat të tenisit në Shqipëri. Gjithashtu hapi dhe dy fusha tenisi në Tiranë për t’i mësuar këtë sport bashkqytetarëve.

Jonuz Tafaj
themelon shoqatën “Botimi” bashk me Abedin Shkëmbin në Selanik, e cila shërbente për tu mësuar Shqip gjithë tregtarëve, çirakëve etj në Selanik. Jonuzi luftoi si anëtarë i Çetës së Selanikut për të drejtat e shqiptarëve. Në këtë çetë ishin dhe dy tironas të tjerë Ali Fortuzi dhe Bedri Toptani. Para vitit 1920 Jonuzi kishte kryher dy herë Fakultetin e Drejtësisë si në lindje dhe perëndim.

Jonuz Tafaj i fundit djathtas në këmb, vërtetuar nga e bija Vjollca. Bedri Toptani i fundit djathtas ulur është identifikuar nga vetë familja Toptani në websitin e tyre. Mbetet për tu identifikuar Mustafa Fortuzi, i ati i Ali Fortuzit.

Mihal Jorgoni
pa kolaudimet e vënies në punë të pajisjeve elektrike nga Prof. Dok. Jorgoni s’do të egzistonin hidrocentralet e Fierzës, Komanit, Vjosës, Drinit etj.

Ferdin Toptani
Lindi në Tiranë më 1926, i biri i patriotit dhe deputetit Zija Toptani. Arratiset nga Shqipëria me ardhjen e sistemit komunist. Agjent i CIA në Komitetin për Shqipërinë e Lirë, një veprimtari anti-komuniste me synim rrëximin e sistemit Enverian. Kurrë nuk e harroi Tironën, mbi varrin e tij në Michigan me krenari shkruhet “Lindur në Tiranë, Shqipëri.”

Varri i Ferdin Totpani në Michigan, ShBA.

Burimi: Najdeni.com