Do t’fus mu në zemër
kom me t’myll me dry
lus Zotin t’boj emër
me nji t’rrojm të dy

Aty mren të t’maj
e mo mos të lëshoj
kurrë mos t’na daj
pa ty nuk mun të rroj

T’maj lala në gji
si xhevahir të ç’mu
gëzimet ti lej ty
shqetsimet t’mi lej mu

Bashkë t’jena gjithnji
si ditën ne m’gjum
at onërr që t’shofsh ti
at onërr t’shof ne un…

(Mon Aga) – Artan Loku

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.