Vete Tirona ka lindur mes gjelberimit. Ajo ka qene pjese e cdo shtepie madje edhe atyre me te varferave. Gjelberimi gjendej ne nje shkalle me te kufizuar ne sherbimin publik,si per shembull perpara cdo xhamije dhe sheshi si pike referimi dhe anash ndonje pjese te rruges si ne rastin e rruges se Kavajes.

Nga analiza sintetike qe ju be struktures urbanistike te qytetit prej lindjes se tij deri ne fillim te shekullit XX, del se qytetit ka pasur nje nisje ndertimore spontane, nje ecuri te ngadalte por te vazhdueshme karakterizuar nga nje strukture e çrregullt dhe nje shtrirje irracionale.
Nentori i vitit 1912, eshte viti i pavaresise politike te Shqiperise nga pushtimi 5-shekullor otoman.

Kjo date shenon fundin e periudhes se pare te rendesishme te tranzicionit per strukturen urbane te qytetit – ku qyteti u themelua si nje qender urbane me influenca te qarta dhe karakter oriental otoman. Gjate kesaj periudhe koshienca e zhvillimit urban ne traditen lokale shqiptare u perqendrua me shume ne arkitekture se sa ne urbanistike. Kjo ishte shprehje e nje forme te vecante te rezistences kunder pushtimit.

Produkt i kesaj periudhe eshte Shtepia Tradicionale Tironase, e ndertuar me materiale lokale te buta ndertimi (qerpic) te shoqeruara nga punime artizanale ne dru dhe hekur. Banesa tiranase eshte tipi me i hershem i baneses tradicionale shqiptare, dhe kjo duket qarte ne zhvillimin kompozicional te saj.

Arkitektura e Baneses tironase ndertohet mbi nje truall mjaft te gjere, rrethuar me mure te larte. Ajo pergjithesisht nuk kufizohet me rrugen .Porta e saj e hyrjes dy kateshe, eshte me permasa te medha, dhe disa here ne njeren fleger te deres ndertohet nje porte me e vogel qe perdoret zakonisht. Ne oborrin e gjere me peme ndertohet pusi dhe nje rrugine e shtruar me kalldrem lidh shtepine me porten.

Ne planin kompozicional, banesa karakterizohet nga nje zgjidhje origjinale, e cila nuk ka paralele me asnje tip banese tjeter ne Shqiperi. Ne kete zgjidhje, vendin kryesor si berthama kompozicionale, e ze shtepia e zjarrit.

Ky ambjent, ku zhvillohet gjithe jeta e perditshme, madje ne variantet e thjeshta dhe flihet, dallon nga ambjentet e tjera jo vetem nga vendi ne kompozim, por dhe nga siperfaqja dhe volumi qe ze. Lartesia relativisht e madhe e shtepise se zjarrit, perdhese, qe arrin deri ne 5m ka mundesuar qe ambjentet perreth saj te zhvilloken ne dy kate.

Siperfaqja e dhomes se zjarrit varion nga 30-35m2 dhe ne plan ka formen e katerkendeshit kenddrejte.Ne kete ambjent gjejme gjithmone vatren e cila ndertohet ne drejtim te bishtit gjatesor.Lidhja e dhomes se zjarrit me katet e siperme qe e rrethojne,behet nepermjet nje ballkoni te brendeshem qe quhet Mafil,tek i cili shkon nepermjet shkalleve te lehta te drurit.

Perpara shtepise se zjarrit ndertohej hajati,qe mbulohej me te njejten çati te shtepise se zjarrit.Balli i tij formohej nga shtylla druri dhe krijonte nje siperfaqe te mbrojtur para hyrjes, ecila sherbente per perpunimin e produkteve bujqesore,punimin ne avlement etj.

Varianti me i zhvilluar dhe me karakteristiku i shtepise tiranase eshte ai i mbylljes se plote te shtepise se zjarrit nga te kater anet nga ndertimet me kat.

Banesa tironase,si ne pamjen e jashtme,ashtu dhe ne brendesi te saj,karakterizohet nga nje trajtim i thjeshte i elementeve arkitektonike.Se jashtmi te bie ne sy volumi i saj i madh,format e thjeshta volumore,qe thyhen deri diku vetem nga siperfaqet e hapura te hajatit.
Kjo banese ndertohet me qerpiç dhe perforcohet me breza druri,ndersa si lidhes perdoret balta e punuar. Lenda e drurit perdoret per konstruksionin e çatise,dyshemete,dyert dhe dritaret,ndersa çatia mbulohet me tjegulla te lugeta te kuqe, dhe kjo eshte arsyeja qe Tirona e vjeter shpesh eshte quajtur Tirona e Kuqe, ne ndryshim nga cka predikohej pas Luftes se Dyte Boterore nga ideologjia komuniste.

Tirona e Madhe perfshin Bashkite e Tirones, Kamzes, Vores dhe komunat e perreth tyre. Ndersa Rajonit Metropilitan I shtohen edhe bashkite e Durresit, Shijakut, Fush Krujes dhe komunat.

Burimi: Aheng Tironas

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.