1. Historia më poshtë u përket familjeve të Tiranës në përpjekje për ta sunduar atë.

Familja Petrela është shpërngulur në Tiranë para 300 vitesh nga fshati Petrelë për arsye gjaqesh. Në fillim janë vendosur në familjen e Haxhi Et’hem Bej Tiranës. Familja e Haxhi Bej Tiranës siç dihet ishte gjithmonë në grindje me Toptanët, aq sa për t’i bërë ballë, u detyrua të thërrasë katërqind Lekë (malësorë) nga Malësia e Madhe e Mbishkodrës.

Mirë poToptanët i thyhen me pare Lekët, të cilët i kthyhen armët kundër familjes së Haxhi Et’hem Beut. Toptanët i fituan këto përleshje dhe Haxhiut iu desh të largohej së bashku me Haxhi Musa Maçin për në Arabi ku qëndroi tre vjet.

Në përleshje me Toptanët u vra dhe Islam Petrela para xhamisë që kishte ndërtuar Haxhi Et’hem Bej Tirana. Islam Petrela kaqenë trim dhe mikpritës, e mësynin shumë shtëpinë e tij. 1kv miell në ditë harxhonin. Zotëronte pasuri të madhe në Tiranë.

Islami la dy djem: Alinë e Kasemin. Aliu nuk i doli i hajrit, kurse Kasemi i doli shumë i zgjuar dhe i zoti. Ai u martua me vajzën e Ymer Efendi Gogolit, që ishte mbesa e Hamz Kazazit, ky i fundit ruante rrugën nga Shkodra deri në Tiranë dhe pagën e kishte 120 zapti. Qendrën e kishte në Mamurras. (1)Hamz Kazazi mendohet të jetë dhe fotografia e parë shkrepur ndonjëherë një shqiptari.

  1. Ndër familjet e hershme të Tiranës ortodokse ka qenë: Shallvari. Kjo familje i kishte trojet e veta në Rrushkull. Kishte tokë të shumtë në Tiranë që quhen edhe sot Shallvare, të cilat i bleu Esat Pasha. Kjo është origjina e vetme e fushës së Shallvares.

Ndër familje katolike të hershme të Tiranës përmenden:
Pjetër Pilatoi , i cili ishte tregtar dhe kishte dyqan të vetin në Tiranë. Në shtëpinë e tij qe thënë mesha para se të rregullohej kisha famullitare shek. 19.

Ndoci i Mar Ndocit, edhe ky kishte dyqan të vetin në Tiranë. Meqenëse e hapte dyqanin e vet çdo ditë diel, Imz. RafelD’Ambrossio me 20 shtator 1863 kërkoi nga Guvernatori i Tiranës, Ahmet Bej, që të arrestohej ky dhe kolegu i tij Pjetër Pilatoi dhe të mbaheshin brenda derisa të jepnin garancinë se do t’Ikremtonin festat e urdhëruara duke mos i hapur dyqanet.

  1. Tirana rrethohet me një gjerdan kalash 20 të tilla. Kalatë vinë nga periudha të ndryshme historike. Janë dëshmia e patundshme se këtu në këtë trevë gjallëronte civilizimi. Kalaja Shëngjergj, Kalaja Vakumone, Kalaja Kllojkë, Kalaja Fagu, Kalaja Bastar, Kalaja Dajt, Kalaja Shëngjini i Vogël, Kalaja Selbë, Kalaja Pëllumbas, Kalaja Skuterë, Kalaja Gracen, Kalaja Tujan, Kalaja Bovillë, Kalaja Petrelë, Kalaja Vaqarr, Kalaja Prezë, Kalaja Pezë, Kalaja Kuç-Vorë, Kalaja Ndroq etj.

  2. Përsa i përket etimologjisë së fjalës Tiranë nga Teheran, që u pagëzua nga Sulejman Pasha, kjo bie poshtë historikisht. Nuk duhet të ketë tirons/tironse qëduhet ta përsërisë më këtë fakt të rremë. Biles Bashkia duhet ta heqi këtë përrallë prej historikut të qytetit.

Barleti, që shkroi historinë “De vita etgestibus Scanderbeg i Epirotarum Principis.” (Jeta dhe trimëritë e Skënderbeut, Princit të Epirotëve), duke folur për princat që u besëlidhën kundër turkut, thotë se mori pjesë dhe Ndrekë Topia: “Andrea Topia, estamplum imperium inter Tiranamet Epidamnumfuit” (Viset kush trihej sundimi mjaft i hapur i Ndrekë Topisë, ndodheshin midis Tiranës e Durrësit). (2) Sikur shihet qartë nga pohimet e Barletit, Ndrekë Topia sundonte mbi atë krahinë që quhet Tiranë qysh në vitin 1440, kurse Sulejman Pasha korri fitoren e Teheranit në vitin 1607. Tirana përmendej me atë emër 167 vjet më përpara se ta pagëzonte Sulejman Pasha. Gjetja më e vjetër e emrit Tirana është e vitit 1320 në një dokument të Venedikut, ku dy marinarë kanë shënuar emrat e tyre dhe që vinin nga Tirana. Afro tre shekuj para fitores së Pashait.

Referencë:

  1. Dom Mark Dushi: “Tirana dhe Rrethinat e saj,” Tiranë, 2005, f. 36-37.
  2. M. Barleti: Historia “De vita etgestisScanderbegiEpirotarumprincipis.” Përkthimnga Stefan Prifti, Tiranë, 1964, Libr.I, f. 93.