Tirana 1938

Pamje të rralla të sjella nga http://www.apimages.com, një koleksion shum i bukur që tregon kryqytetin e vitit 1938, rrugët, ndërtesat dhe zhvillimin që kish morë jeta në kryeqytet në atë kohë.

Xhandarë të shkathët dhe të pajisur mirë në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë, më 20 mars 1938. (AP Photo)
Xhandarë të shkathët dhe të pajisur mirë në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë, më 20 mars 1938. (AP Photo)

Rruga Musolini, një rrugë e gjerë dhe e pastër në Tiranë, më 20 mars 1938. (AP Photo)

Vendi i tregut në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, shohim vendasit me prodhimet e tyre, por edhe tregtarë të tjerë që sjellin produkte edhe nga fshatrat më të largëta, për ti shitur, më 20 mars 1938.

Banka e Bujqësisë në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë, më 20 mars 1938. Një strukturë relativisht e re e ndërtuar me gurë të bardhë, aty shihet edhe një xhandar që bën roje. (AP Foto)

Xhandarë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, më 20 mars 1938. (AP Photo)

Vila ku konteshë Geraldine Apponyi, e fejuara e Mbretit Zog, jeton në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, më 16 mars 1938. (Ap Photo)

Pallati i Ri Mbretëror në ndërtim, Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, më 20 mars 1938 (AP Photo)

Ministria e Luftës, Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, më 20 mars 1938. E ndërtuar me struktura guri mbresëlënëse, e ndërtuar rishtazi, duke shënuar fillimin e modernizimit të qytetit. Shihet edhe një xhandar roje jashtë hyrjes.

Pamje e Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, më 12 korrik 1937. (AP Photo)

Ministria e Luftës dhe Xhamia e Et`hem Beut në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, më 20 mars 1938, është një kontrast midis antikes dhe modernes, që ndodhet në këmbët e kodrave të mëdha dhe të mbushura pemë dhe hijeshi. (AP Photo)

Treg në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, më 20 mars 1938, (AP Photo)

Xhamia e Et`hem Beut, Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, në plan të parë shatërvani kryesor, 20 mars 1938. (AP Photo)

Salla e madhe në Pallatin Mbretëror të Tiranës, kryeqytetin e Shqipërisë, më 20 mars 1938, ku Mbreti Zog do të martohet me konteshën Geraldine Apponyi. (AP Photo)

Ndërtesat qeveritare në Tiranë, Bashkia e kryeqytetit shqiptar, më 12 korrik 1937. (AP Photo)

Kontesha Geraldine Apponyi, me të cilën është martuar mbreti Zog, vajza e madhe 22 vjeçare e Kontit Louis Apponyi, Marshall i gjykatës tek perandori Francis Joseph. Pranë saj shohim një prej xhandarëve në detyrë në Tiranë. 20 mars 1938 (AP Photo)

Tirana 20 Mars 1938, (AP Photo)

Gra shqiptare që i përkasin Partisë Fashiste e po punojnë në Tiranë, në veshjet e ushtarëve, më 5 shkurt 1941. (AP Photo)

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, më 12 korrik 1937 (AP Photo)

Pamje e Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, më 12 korrik 1937. (AP Photo)

Një pamje e Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, ku bien në sy kodrat gjigande me pemë, 20 mars 1938 (AP Photo)

Një xhandar duke shikuar Tiranën, më 20 mars 1938 (AP FOTO)

Një strukturë e sapo ndërtuar me gur, dhe dy gra ndërsa kalojnë në sheshin e shtruar, përpara Ministria e Brendshme, Tiranë më 20 mars 1938. (AP Photo)

Pallati i parlamentit, Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, më 20 mars 1938, një ndërtesë e vogël por kompakte. Shtëpia e përfaqësuesve përbëhet nga 56 anëtarë, të zgjedhur për katër vjet. (AP Foto)

Mbreti Zog i Shqipërisë i transmetoi popullit të tij mesazhin për festimet e 25 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Mbreti Zog para mikrofonit, më 25 nëntor 1937 (AP Foto)

E gjithë Shqipëria është duke shikuar përshëndetjen e mbretit Zog dhe konteshës së tij Geraldine Apponyi. Çifti shihet në të gjitha fotot së bashku dhe duket jashtëzakonisht i lumtur. Mbreti Zog i Shqipërisë me nusen e tij të bukur, Konteshë Geraldine Apponyi, në krahun e majtë të tij, pas një grup oficerësh në Tiranë, Shqipëri, më 19 shkurt 1938. N♪7 krahun e djathtë të tij mund të shihet motra e Mbretit Zog, Princesha Maxhide. (AP Foto)

Motra e mbretit, Princesha Maxhide, dhe nusja e mbretit, Kontesha Geraldine Apponyi, në një festë zyrtare në Tiranë, më 19 shkurt 1938. (AP Photo)

Burimi: AP IMAGES http://www.apimages.com
Përgatiti për faqen Tirona: Olsi Ferazini