Dy dekadat e para si kryeqytet Tirana pa një zhvillim të vrullshëm, si në aspektin urban ashtu edhe në atë shoqëror. Me ndikimin e akrtiektëve dhe shtetit Italian nisi modernizimi i infrastrukturës dhe u ndërtuarn një sërë rrugësh, sheshesh e ndërtesash që sot janë kthyer në ikona të kryeqytetit.

Nga pikëpamja politike, nisi organizimi i partive dhe debati pluralist i ideve. Nisën gjithashtu të ngriheshin institucionet e para të shtetit e u hodhën themelet e ekonomisë së tregut. Me popullsinë që po shtohej, në Tiranë u përqëndruan klasat e mesme të nëpunësve e profesionistëve si edhe tregtarë italianë e sipërmarrës të rinj shqiptarë.

Në Tiranë u hapën kafene, restorante, kinema dhe jeta kulturore nisi të gjallërohej shumë duke e bërë Tiranën të ecte me hapin e shumë kryeqyteteve të tjera të Europës.

Tirona 1922

Ndertimi i qendres, vitet 30

Ndertese ne pallatin e brigadave

Pazari i Tirones

Pamje nga qendra, bashkia e vjeter

Pamje nga Tirona, kisha ortodokse 1928

Qendra e Tirones vitet 30

Ndertimi i godinave qeveritare, Tiron vitet 30

Pamje e qendres dhe godinat qeveritare, Tiron 1938

Pamje e Tirones 1922

Burimi: tiranapitstop.com