Nje nder krimet e komunizmit eshte dhe shkaterrimi ne themel i tradites se vjeter tiranase te baneses, pazarit, rrugicave, baçeve me lule ne te cilat qe ne dere te shtepise vinte era zotnillek.

Personalisht e kam perjetuar shkaterrimin qe i behej Tiranes ne vitet qe isha student si nje krim me pasoja te tmerrshme per jeten dhe traditen e atij qyteti dhe per te gjithe kombin shqiptar.

Ne fakt shkaterrimi i tradites se tiranasve lidhet me urrejtjen qe kishte sistemi komunist dhe drejtuesit e tij nga qytetaria tiranase, nga zotnilleku dhe shpirti i lire e babaxhan i tyre, qe ishte kryekeput ndryshe nga shpirti xhahil e katil i atyre qe e dhunuan nje komb duke nisur qe nga 8 nentori i vitit 1941.

Tirana e vjeter dhe e gjithe tradita e saj duheshin ruajtur me fanatizem dhe asaj nuk i duhesh cenuar as edhe nje gur kalldremi.

Pse kam qene dhe mbetem kunder te gjithe atyre qe kane drejtuar Tiranen per dekada?

Vetem nga fakti se kane treguar urrejtje ndaj zotnillekut dhe qytetarise tiranase.
Vetem se ua kane rrenuar me dhune qytetin, traditen dhe ne vend te tyre sollen ndertesat e shemtuara tip ruso-mongole, tip kinezoproletare.

Sot Tirana nuk ka me identitet si qytet! Eshte nje monster dhe nje njolle turpi ne ndergjegjen tone kombetare. Po te shohesh ne vendet fqinje, do te veresh se si ata me fanatizem kane ditur te ruajne traditat dhe vlerat e krijuara ne shekuj. Keshtu ka bere Greqia, ka bere Mali i Zi, Bosnja, Kroacia, Maqedonia, por edhe Kosova deridiku.

Sot Tirana e vjeter do te ishte nje atraksion turistik, njejte siç eshte Sarajevo, Mostari, Prizreni, Cetina, Dubrovniku etj. Ndersa sot nje turist i huaj nuk ka se çfare te kerkoje ne Tirane, sepse asnje i huaj nuk vjen te shohe duralumin, PVC, blloqe betoni, asfalte etj. por do te vinte me plot deshire te shihte ate qe ne e shkallmuam dhe po e shkallmojme nga dita ne dite!

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.