Tirona tashmë i ngjan një labirinthi ku jo vetëm “tironsit e vjetër” nuk arrijnë më të orientohen, por kushdo që vjen e le gjurmën e tij ku të mundet dhe si të mundet, duke ndikuar jo pak në vlerat e përgjithshme estetike të qytetit.

Një dokument që mban datën 21 mars 1921, që mban firmën e një prej pinjollëve të familjes Frashëri, Skënder Frashëri, jep një tablo të qartë të emërtimeve të rrugëve dhe shesheve në Tironë atë vit.

Sipas dokumentit, Tirona kishte të emërtuara 90 rrugë dhe sheshe.

Në këto emërtesa gjen gjithfarë profesionesh e grupesh sociale duke filluar që nga: Rruga e Berrave, Fiqvet, Farkëtarëve, Këpucbamvse, Tellallit, Millit, Rrobaqepsve, Argjendit, Katundaris, Jevgjëve, Bukbamsve, Vajit, Çelikut, Teqes, Mullinit etj. Nuk mungojn edhe emërtesa rrugësh që shprehin institucione si Rruga e Qeveris, Shkollës, Mësuesit, Smunjëtores, Aeroplanave, Kishës, Myftiut, Teqes etj.

Në emërtesa rrugësh dhe sheshesh janë përfshirë dhe një sërë emrash qytetesh si Durrësi, Kavaja, Elbasani, Dibra etj., që vijojnë të rezistojnë edhe sot e kësaj dite.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.