Pamje nga Tirona. Piaca dhe Bashkia. Geg Marubi viti 1938
Pamje nga Tirona. Piaca dhe Bashkia. Geg Marubi viti 1938

Ndoshta duhen shume libra per te shkruar dhe shpalosur historine e TIRONES , nga lindja e saj dhe deri ne ditet e sotme kur ndihet e harruar nga te gjithe. Them e harruar nga te gjithe se cdo shenje e asaj miresie dhe bukurie qe shpaloste dikur nuk gjendet me apo dhe shenjat me te vogla qe kane ngelur jane duke u shkermoqur perdite e me shume.

Mjafton ti hedhesh nje sy bulevardit kryesor apo sheshit Skenderbej, cdo gje e kaluar eshte fshire si me qellim nga nje dore mizore dhe e padukshme.

Ne fakt kjo ka ardhur edhe si rrjedhoje e nje sistemi totalitar shume gjakatar qe ishte fillimi i fundit te nje TIRONE me tradita dhe me kultur te rralle ne ballkan, europe dhe ndoshta e rralle ne gjithe boten, por 50 vitet e sistemit me shkaterrimtar ne historine e shqiperise dhe TIRONES, nje regjim qe do te shkulte nga rrenjet, kulturen , traditen, historine , dhe gjithshka tjeter te pothuajse gjithe trevave jo vetem te TIRONES.

Por une do ndalem ke TIRONA, ke populli me bujar dhe i urte i gjith Shqipnis, gje te cilen e ka treguar me mikpritjen bujare te bere nder shekuj, do ndalem ke TIRONA ke qyteti i Esnofve te dikurshem qe sot zorr se gjen ndonje kujtim te atyre njerzve te dashur dhe shume te zgjuar, do ndalem ke TIRONA e baceve me lule qe sot jane vec ne tregimet e me te moshuarve sepse eshte zhdukur cdo gje per tu zhvendosur me beton, ke ajo TIRON me shpiat me qelpic dhe pemet e shumellojshme frutore qe tani nuk i gjen me ne asnje vend, me bacet qe te mbushnin shpirtin me eren e mire te luleve te shumellojshme te kultivuara aq mire e bukur ne cdo shtepi nga njerez qe ishin rritur me respektin dhe dashurine per cdo gje te paster, nga njerez shpirtmire dhe te dashur, njerez me zakone dhe tradita qe sot kane humbur me kohen dhe nuk kujtohen me!

TIRONASIT aq te shkolluar ne shkollat e huaja te kohes se atehershme dhe drejtues mjaft te mire kudo qe jetonin e punonin , njerez qe moren tituj shume te larte ne te gjitha drejtimet sot jane te harruar , keta ishin njerezit qe punuan jetuan dhe ndertuan ate TIRON qe sot ne mendjet dhe zemrat e cdo TIRONASI jane vec nje kujtim i larget i shkaterruar nga regjimet qe sdeshen kultur dhe tradit, por qe sollen shkaterrimin e qindra vlerave njerezore te qytetit tone.

Na ndryshuan historine, e bene si deshen vete, sic ju leverdiste , na i nxorren shume patriote si tradhetare edhe pse kishin luftuar jo vetem per TIRONEN por deri me larg ne shkoder me Serbin per te mbrojtur me atdhetarizem kufijt e shqiperise.

Qytet i harruar edhe nga ata pak TIRONAS qe u vune pas demokracise ne poste drejtuese por qe sbene kurrgje per te kthyer sado pak vlerat dhe historine qofte edhe me nje muze te vogel per te kujtuar ate cka qene TIRONA dhe TIRONASIT

Postuar për herë të parë në Venaliu.com më datë: 4 Shkurt 2011

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.