Gazeta Dajti
Gazeta Dajti

“A thue se vetëm Shkodra din me luejt football? Tash e siguroj z. Palok Nikën tuej pohue. Gabohesh Z. Drejtor’ i Sportit! Z. Yt lypset të di se ka dhe Tirana, Vlona, Durrësi, edhe Berati shoqnina foot-balli. Sidomos Vlona e Tirana.

Ditën e dielë në mëngjes lojtarët e Tiranës kishin nji pa-durim në zemën. U hudhën tiranasit në lojë si burrat dhe fituen si burrat. S’e pash mas metchit Z. Palok Nikën, pse do t’i kisha shtrënguë dorën duke i thanë me buz-qeshje: Ment për tjetër herë!”

Të dielën u ba në fushën e Shallvares nji match foot-ball-i midis Shoqnis së Tiranës dhe të Shkodrës. Ky metch posë importancës sportive kishte edhe nji kuptim të mëshehët që as njana prej të dy Shoqnive nuk rrëfente çiltazi; por ndrynte mbrendë në zemër, edhe ishte supremacija e nji loje qi vijohet vetëm qi tash 5 vjet në Tiranë.

Foot-ball-i në Shqipnië nuk ka mrritë me të vërtet nji shkallë tepër të naltë, por me gjith atë mund të themi se ka përparue mjat. Shkodranët për të cilët foot-ball-i asht nji lojë e njoftun qi prej ma se 10 vjetsh u lypste të kishin me të vërtetë nji supremaci mbi të gjith Shqypnin. Maj mend kur për të parën herë nji shoqnië Shkodrane erdh m’u ndeshë me nji të vetmen të Tiranës, gjith këto lojtar si simjet kanë mprojt me nder emnin e Tiranës së tyne, ishin fmi edhe shikjun at-herë me lot ndër syë humbjen e vendit të tyne.

Në Shoqnin e Tiranës s’at-herëshme gati të gjith lojtarët ishin t’ardhun prej viseve të ndryshmë të Shqipnis, dhe djemt e Kryeqytetit nuk dishin at-herë asnji nocion preliminar foot-balli. Por sot Tirana rreshton në fushë gjith djemt të sajë, gjith djemt qi lozin me enthusiazëm dhe me ballancë krejt tirance.

Më dhimet me e kujtue, për me e kuptue ma tepër randësiën e kti matchi. Shkodra asht gjithmon paraqitë ndër Shoqnina të huëja si përfaqësuëse e Shqipniës. Gaboheni tepër vllezën Shkodranë! Para se m’u ndeshë me Shoqnina të huëja, kundra të cilave s’kemi pasë nderin m’e kujtue kurë, ktheni syt kah viset e tjera në Shqipni dhe keni me pa se ka lojtar qi mund të jenë ma të zotë se ato të juejët.

Muerëm vesht ka ca dit se Shqipnia paska marrë pjesë në nji Olimpi në Mal-Zi, dhe atje paska fitue boll lojna të foot-balli-t. Pse vallë? Pse në lojnat e tjera paska qenë nji elbasanas, Petër Andoni, nji atlet qi paska majt nalt emnin e vendit të tij. Kur qenkan kujtue me thrrit nji atlet, i vetmi në Shqipni, pse mos të bahet nji selection (zgjedhje) shoqninash foot-balli?

A thue se vetëm Shkodra din me luejt football? Tash e siguroj z. Palok Nikën tuej pohue. Gabohesh Z. Drejtor’ i Sportit! Z. Yt lypset të di se ka dhe Tirana, Vlona, Durrësi, edhe Berati shoqnina foot-balli. Sidomos Vlona e Tirana. Ditën e dielë në mëngjes lojtarët e Tiranës kishin nji pa-durim në zemën. U hudhën tiranasit në lojë si burrat dhe fituen si burrat. S’e pash mas metchit Z. Palok Nikën, pse do t’i kisha shtrënguë dorën duke i thanë me buz-qeshje: Ment për tjetër herë!

Burimi: Tirona Sport

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.