Xhamia e Karapicit
Xhamia e Karapicit

Historia jonë mundohet që të kapë disa nga çështjet kryesore dhe t’i trajtojë ato, por pa pasur studiuesit e duhur e pa bërë kërkimet e duhura, nuk ka as rezultatet që duhet të ishin. Hamendësimet janë fjalë ose mendime boshe që nuk kanë asnjë kuptim pa pasur faktet që i mbështesin nga pas.

Sot do të flasim pikërisht për një nga çështjet e lëna në errësirën e kohës, prejardhjen e kryeqytetit, Tiranën. Si kryeqytet është shpallur në 1925-n, po si qytet duket se daton shumë më herët.

Një nga rrënojat që ka hyrë në studimin e disa historianëve është edhe ai që është gjetur para disa vitesh në qendër të qytetit. Në kohën që u zbulua ky objekt u vu re një burim shumë i pasur lëndor.

Mozaik i shekullit 2-3
Mozaik i shekullit 2-3

Në atë periudhë u tha në mënyrë pothuajse të prerë se ndërtimi nuk mund të ishte i periudhës romake, sepse: romakët kanë ndërtuar me tullë të gjerë e jo me gur të latuar (?!); Oktaviani dhe Diokleciani nuk kanë bërë ndërtime në Iliri (?!), e të tjera argumente që hapin veçse kundërshtime (kushdo mund të shfletojë çfarëdo enciklopedie mbi inxhinierinë romake dhe do shohë, madje të ilustruar, se romakët kanë ndërtuar me gur të punuar, me tullë dhe me dru), Nuk u bë ndonjë përçapje për ť iu dhënë qytetarëve të interesuar një plan të mundësisë së shtrirjes të ndërtimit të vjetër.

Gazetari dhe koleksionisti Bajram Peçi ka hedhur disa teza përsa i përket kësaj çështjeje, preardhjes së Tiranës dhe emrit të saj. Ai na shtejllon një pikëpamje të tij mbi rrënojat e zbuluara pak vite më parë dhe na jep një panoramë të gjerë të bazuar në këtë pyëtje: a janë mbetjet e themeleve të një castrum-i romak?

Në bindjen e tij thotë se po. Nga shfaqja e një fragmenti është plotësisht e mundshme të përfytyrosh shtrirjen e gjurmëve të katërkëndëshit të castrum-it romak. Në këtë synim vetiu më çon studimi i planit të hapjes së atyre pak rrënojave të zbuluara, që ndonëse përbëjnë një fragment, mbase shumë më pak se  e katërta e planimetrisë së mundshme, por që tregojnë shumë.

Mjafton t’u bësh atyre krahasimin me simotrat europiane. Krahas rrënojave shfaqet ndërtimi ekzistues, me pjesën e sipërme te Mesjetës së vonë, mure që vazhdojnë në linja drejtvizore, ku  hamendësohet se janë përdorur themele të mëparshme më të vjetra, por duken edhe themele që administratorët otomanë nuk i përdorën në ndërtimet e mëpasshme.

Ato mund të jenë pjesë e rrënojave të ish- castrunn-it. Në thellësi të gërmimit vërehen elemente të sistemit të kanalizimeve e të drenazhimit, tipare këto të artit ndërtimor romak.

Dihet se deri nga mesi i shek. 11-të para erës së re, romakët nuk linin roje legjionarësh në territoret e pushtuara. Ata mjaftoheshin me vendosjen e taksave. Atëbotë, Roma, – sipas historianit Grimberg, – besonte se administrimi i territoreve të përtejdetit ishte një vështirësi e papërballueshme.

Me mbarimin e luftës për zotërimin e Mesdheut, e cila mendohet se ishte beteja e Farsalës në vitin ’49, me ngritjen administrative të Sistemit të provincave, bazat e pushtetit ishin hedhur.

Monument i gjetur ne Baldushk - shekulli 2
Monument i gjetur ne Baldushk – shekulli 2

Forma më e dukshme e pushtetit romak shprehej në ndërtimin e rrugëve ushtarako-tregtare. Nga Lindja vinin drejt Romës skllevër, drithëra, stofra të çmuar, mëndafshi, vera e metalet. Roma, qytet i një milion konsumatorëve, këto rrugë duhej t’i ruante nga grabitësit e shkelësit e ligjit.

Rruga i shërbente Romës për të mbrojtur të nënshtruarit dhe të nënshtronte të pabindurit. Të gjitha degët e rrugëve lindore, që përfundonin në Dyrrah, Apoloni, Skutari dhe Aulona, mbroheshin në thellësi nga legjione romake. Pikërisht, për këto njësi të famshme ushtarake ngriheshin castrum-et.

Sipas lëndëve natyrore që ndodheshin përreth, ishte dhe përbërja e ndërtimit. Diku me bandiera druri, siç ishin castrum-et në territoret gjermanike e danubiane, diku me tulla e diku me gurë.

Në dy apo katër qoshet e castrum-it, ndodheshin kullat, të cilat më dendur hasen në formën siç është kulla rrethore në rrënojat e Tiranës. Është pikërisht kjo kullë, me formën e madhësinë e saj, që përforcon qëndrimin e zanafillës romake dhe lehtëson njohjen e origjinës.

Muret rrethuese të rrënojave të Tiranës, me trashësi tre metra, janë ndërtim që i përkisnin artit ushtarak të periudhës të armëve të ftohta, si shpata, baheja, topuzi, ushta dhe harku me shigjeta.

Këto kështjella të përhershme legjionesh rrjedhin si strukturë nga kampet e ndërtuara, ose gjatë fushatave ushtarake, ose ato të pushtetit të sundimit dhe të administrimit. Mbishtresat osmane janë lehtësisht të dallueshme te muri ekzistues, për shkak të tipareve të ndryshme të madhësisë  së gurit dhe qenies së tij në gjendje të papërpunuar.

Me bindjen, nëse do vazhdonin gërmimet, do ndiqnim linjat drejtvizore poshtë shtresës gjysmëmetroshe të dheut qe mbulon rrënojat, shpreh idenë se do dilte nga rrënojat e Tiranës një model castrum.

Dhe sigurisht që nga këto castrum-e do të lindnin edhe qytetet.

“Nuk ka vend, sado i humbur qoftë, – shkruante nga Dyrrah Ciceroni, – ku të mos depërtojë arbitrariteti dhe shtypja e Romës”. Muret përreth castrum-it u populluan me veprimtarë tregtie e shërbimi, si karpentierë, këpucarë, bojaxhinj, poçarë, endës, furrtarë e kasapë.

Të gjitha vendbanimet angleze që kanë prapa shtesën Chester, janë ish castrum-e romake.

Në Ballkan: Beogradi, Lubjana, Sofia, Edreneja, Nishi. Në Shqipëri, të gjithë emrat e vendeve me prapashtesën kastër, si Gjinokastër, Mallakastër, Palokastër, Kastrat, janë mbetje të emërtimeve të castro-ve të së shkuarës, një kohë kur ende shqiptimi i arbërorëve nuk e kishte shndërruar në formën “kështjellë”.

“Rreth kampit, – thotë historiani Karl Grimberg, lindte një fshat ose një qytet ku vendoseshin tregtarë e artizanë”. Rreth mureve të asaj që tani (prej turqishtes) quhet Kalaja e Tiranës, është rritur dhe zhvilluar fillimisht edh  kryeqyteti ynë.

Inxhinieria e famshme romake, pas një ndërtimi castrum kujdesej për dy elementet bazë të rregullimit të jetës: rrjetin rrugor dhe rrjetin e ujësjellësit për në castrum. Romakët ndërtuan në Iliri një rrjet rrugor të gjerë, i cili, me pak ndryshime, përshkon edhe sot gjurmët e së kaluarës.

Gadishulli Ilirik, pasi u nda në provincat e Epirit, Ilirisë, Maqedonisë, Trakës dhe Mezisë, u administrua nga guvernatorë romakë. “Ata ndërtuan, – thotë historiani Georges Castellan, – një rrjet rrugor që depërtoi thellë në kaosin ballkanik”. Rruga Egnatia ishte më e njohura.

Nga ky sistem rrugor mund të ketë lindur edhe Tirana vendbanim.

Tirana, qytet nga viti 1614?! Nga ana e tij, Peçi nuk beson se kur u ndërtua xhamia e fesë islame dhe hamami i kulturës lindore turke, lindi dhe qyteti. Fillimi i tregimit të historisë së Tiranës me ndërtimin e xhamisë, u shkon për shtat teologëve dhe fanatikëve islamë të Shqipërisë.

Tirana e vjeter
Tirana e vjeter

Kuptohet se shtysat nga të cilat u nisën ata që e pagëzuan” qytetin ishte Xhamia e Sulejman Pashës. Kjo datë (1023 hixhri), ka qenë e shkruar në xhaminë e vjetër dhe, si e vetmja e dhënë, u vendos edhe si datëlindje e xhamisë dhe qytetit.

Emri i Tiranës, deri tani, është shpjeguar sa me legjenda, ashtu dhe me argumente të qëndrueshme. Është thënë se Tirana ka këtë emër se një plakë ju gjegj dikujt se “po tir-anë”; kronikani turk, Evlija Celebi, na thotë se turqit ia vunë emrin “në kujtim të  një fitoreje të Sulejmanit në Persi, Teheran”. Një tjetër studiues e lidh emrin në mënyrë të pakuptimtë me një formacion gjeologjik,” të renat”.

Nga fundshekulli XVII na vjen e vetmja hartë që ka si qendër të banuar “Terrana”. Prej saj vërehet e dhëna me interes të veçantë: shenjat me simbolin kishtar roman të rangut hierarkik famulli, ndryshe nga Kroia (Kruja) që shënohet me shenjën e dioqezës.

Të shkruar, për herë të parë emrin e gjejmë të përmendet në një dokument të Venedikut, në vitin 1418. Madje, nuk përmendet as në listën e qyteteve që përshkoi anonimi i Ravenës, tek “Cosmographia”, në shekullin VII, më  pak se 100 vjet pas Prokopit të Cezaresë.

Kjo lë të kuptosh se nga viti 560, kohë kur kronikani, në veprën “Mbi ndërtimet”, e rendit Tyrkana-n në kështjellat e ringritura nga Justiniani, deri në këtë periudhë ka qenë thjesht një fortifikim castrum.

Më i qëndrueshmi, më bindësi si argument, është  rrjedha nga emri i ngulimit të lashtë Tyrkan, një kështjellë kjo që arkeologët s’dihet pse fillimisht e degdisën te ca rrënoja fortifikimi të tjera, shtrirë në shpatin perëndimor të malit të Dajtit. Përmendet nga kronikani bizantin Prokop, në shekullin VI.

Kur gjatë punimeve u gjet një monedhë e Tiber Kostandinit II, që i përket shekullit VI’ kjo shërbeu për t’i vënë emrin pa ngurrim. Ka kohë, rreth një dhjetëvjeçar, që nuk po i cilësojnë më këto fortifikime me emrin Tyrkan, por i quajnë “Kalaja e Dajtit”.

Kur ende Zgërdheshi dhe Persqopi vijojnë të mëdyshen se a janë ato apo jo dhe kush prej tyre është mbetje e Albanopolit të Ptolomeut, kur vendvarrimi i Skënderbeut, kisha e Shën Kollit ende mbetet e dyshimtë, si ka qenë e mundur të vendosej Tyrkani në malin e Dajtit, ndërkohë që asnjë dokument, artefakt apo hartë e vjetër, nuk e përcakton?

Ilir Mati, është ai që mbështetet më shumë mbi toponiminë, thelbi i së cilës del si përmbajtje në shpjegimin se, “Historia e Tiranës nuk ka pse të mbështetet në legjenda… Më vjen keq kur për historinë e qytetit të Tiranës i mëshohet fort dëshmive gojëdhanore…

Sa për mua, – shkruan z. Ilir Mati, – unë jam i bindur se emri i Tiranës nuk ka të bëjë me krijime mesjetare. Ai mund të ketë ardhur nga emri i hyjneshës të cilën ilirët dhe grekët e thërrisnin Afërditë, latinët Venere dhe etruskët, të ndjekur nga romakët, ndoshta të shpërngulur nga Italia dhe të vendosur rrëzë Dajtit në shekullin e tretë para Krishtit, i thonin Turan. Emër që te Barleti del Tyrann dhe sot shqiptohet Tiranë”.

Siç ndodh tek ne, hulumtimi i z. Mati kaloi përgjithësisht pa u vënë re, pavarësisht se ajo përputhej me pikëpamjen e të famshmit J.G.fon Hahn-it. Prej këtij studiuesi mësojmë se format Tuscus dhe Tyrrhenus, që gjenden në Shqipëri, janë me origjinë latine ose etruske.

Më tej: historiani dhe kleriku francez, Zhan Klod Faverial, në një Histori të Shqipërisë (botime Plejad, përkth., Gjergj Ulqini, faqe 112, 2004) na thotë, në referencë të Pukévil, (konsull i Napoleonit pranë Ali Pashé Tepelenës) se ” . . . plaçkitjet  e avarve në Shqipërinë qendrore nuk u kursyen. Ajo ndjeu në kurriz gjëmën e të gjithë luftërave që paraprinë ngritjen dhe rënien e Perandorisë së Poshtme… (v. 581).

Qytetet u  shkatërruan dhe u ringritën shumë herë. Justiniani rindërtoi  Tyranën, Aulonën, Musionin. Ai, po ashtu, fortifikoi shtegun e portave Kaudavikune, për të ndalur sulmet e barbarëve” (Pukëvil, Udhëtime, vëll. I, faqe 393). Sa lexohet, emri Tyranë, tashmë në rangun e një qyteti, na vjen përmes Pukëvil nga shekulli VI.

“Historia e Skënderbeut” e Barletit, botim i parë shqip, 1964, përkthyes Stefan Prifti, e përmend emrin Tiranë 14 herë. Në tërësinë e rasteve, Tirana nga Barleti përmendet si e përfshirë në operacionet ushtarake. Në disa prej tyre të bën ta marrësh jo si fushë, por si qendër të banuar. Kështu, në faqen 277, shkruhet, “Skënderbeu.. .duke marrë me vete thuajse gjithë kalorësinë e vet, u nis për në Tiranë”.

Në faqen 477, . .ata u ndalën dhe ngulën çadrat në një vend që quhet Tiranë, tetë mijë hapa pothuaj larg qytetit”. Vlen të theksohet se një largësi hapash, si njësi matëse, e përcaktuar qartë, merr kuptim me një qendër të banuar, por jo me hapësirat e një fushe.

Kronikani Prokop përmend ekzistencën në Epirin e Ri të qytetit Tyrkall’ por nuk përmend fushë. Në “Raporti dell’ Albania esue citta.  më 1580, përmendet edhe si qytet, edhe si fshat; Pierr &   Lavarden (Pierre de Lavardin) në variantin anglisht të veprës së tij, “The Historie of George Castriot surnamed Scanderbeg’ King ofAlbania”— London, mé 1596, e pérmend Tyranna major dhe Tyranna minor. Nga sa shihet, Tirana si emër i takon një kohe të lashtë.

Marrë me shkurtime nga “Shtjellime historike për troje dhe fise të lashta shqiptare”, Bajram Peçi, 2016, Tiranë

Burimi: http://bonzo.info