Pata mjell nji lule m’baçe
e ujitsha me shumë kujdes
shpirtin tim ajo ç’ma k’naqte
tu u rrit e shifsha mjes për mjes

Filloj lulja meu çel
erën e mirë tuj e shpërnda
ke ajo sytë mu m’paten njel
se sy t’jerë se patën pa

Ti do t’jesh veç lulja ime
sdo t’lej t’vyshkesh asnjiherë
ma mush shpirtin me gëzime
se veç unë ty do t’mor erë

Me ujë selite do t’spërkas
e veçantë t’jetë aroma jote
e pa vlerë të m’duken mas
gjithë të mirat e ksaj bote

Do t’ujis e do t’vadis
o lulja ime kimetlie
ti m’fal aromën e dashunis
e unë t’fal puthje nozelie…

(Mon Aga ) – Artan Loku

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.