Pranë qendrës së Tiranës gjendet një vend i mirë me shumë histori. Të gjithë e njohin me emrin “Teqeja e Sheh Dyrrit”, ndërsa për shkak të vjetërsisë, godina është cilësuar si pasuri kulturore e kategorisë së parë.

U ndërtua në shekullin e 14 nga Islam Harasani i parë, i ardhur nga Persia, ndërsa për njerëzit është vend i shenjtë me histori të pabesueshme.

Skice ne laps

Pak e dinë se këtu brenda mbahet “qimja e Pegamberit” ose siç njihet mes besimtaresh, qimja e mjekrës së Muhamedit, por përveç kësaj ky vend ka brenda mbase një nga librat më të vjetër në Shqipëri, një Kuran të vitit 1344, kapaku i të cilit është me lëkurë kafshësh i shkruar në arabisht e persishtën e vjetër.

Gjatë periudhës kur shteti nisi luftën ndaj fesë në vitin 1967, godina shërbeu si qendër pikture deri në vitin 1991 kur regjimi komunist ra. Më pas pelegrinazhi i njerëzve që besojnë tek fuqia e vendit nisi sërish.

Të shumta janë historitë e atyre që kanë patur probleme e kanë gjetur zgjidhje pasi kanë ardhur njëherë këtu. Kaq ka mjaftuar për t’u rikthyer me familjarë të tjerë të cilët kanë gjetur zgjidhjet e problemeve tek tyrbja e vjetër.

Më poshtë po ju paraqesim foto nga puna e kryer për restaurimin e Pusit të Teqes së Sheh Dyrrit, në Tiranë, investim i kryer nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës. Ky pus vihet në funksion pas shumë viteve falë realizimit të këtij projekti. Vënia në funksion e pusit ndihmon për drenazhimin dhe mbledhjen e ujrave nëntokësorë përreth monumentit, duke ulur nivelin e lagështirës në muret perimetrale.

Burimi: Top Channel & Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës