Te shkrush per njerzit qe bon historine e Tirones, ato qe vertet u perpoqen te luftojne okupatorin dhe te vendosnin demokracine e vertete dhe jo komunizmin, eshte e veshtire te pershkrush cdo detaj. Meqense mu me oshte dhone rasti te njoh e te takohem me nje nga exponentet e ballit Kombetar, Zotni Said Demneri menova te shkruj dicka qe eshte totalisht e kundert me ate qe oshte thone ne nje emision tv te drejtuar nga Blendi Fezviu dhe i ftuar Ramiz Alija.

SAID DEMNERI

Te flasesh per Zotin Said duhet nje liber me disa volume, por une po tregoj disa gjona qe mu me bon pershtypje ne jeten e tij. Zoti Said ishte kryetar i rinise se Tirones te Ballit Kombtar, shok gjimnazi me Ramiz Aline por me mendime te kunderta, me te. Megjithate, zotni Saidi me tregonte qe te dy palet kishim qellim te luftonim okupatorin. Une e ngacmoja qe ai te me thojte se komunistat ishin njerez jo te mire, po ai me ate zonin e tij te avashet me thojte: jo mi goc ato kishin menimet e tyne e ne kishim tonat, por ronsi kishte te luftojshim okupatorin e te mereshim vesht mas clirimit e te venosshim nji Shqipni te lire demokratike.

Pra ai ishte shume i kujdesun ne fjalet qe thojte, fliste shume qarte dhe nuk shprehte egersi . Ai te bente te kuptoje se po flisje me nje burre te mencem , te matun dhe esnaf.Te dy palet kishin rene ne marrveshje te mos i grisnin traktet qe vareshin ne mure si nga partia komuniste ashtu dhe nga Balli kombetar dhe duhej te respektohej marrveshja. Por kjo gjo nuk shkoi gjate, sepse, komunistat fillun me gris traktet tona duke prish marveshjen. Kjo gjo ne nuk na pelqeu dhe pame qe keto ishin te pabese, nuk majshin fjale. Meqense me Ramizin isha shok klase, menova se do merresha vesht- vazhdoi zotni Saidi, por e pashe se ai si dhe partia qe ai bonte pjese kishin qellim tjeter ndaj nesh, ato dojshin asgjesimin tone.

Ne Nentor 1944 kur tashme dukej se Gjermanija po kapitullonte dhe komunistat e kishin mor ne dore situaten ne Shqipni , dhe ishin egersu ne e kuptum rrezikun qe po na vinte. Venosem te largoheshim nga Shqipnija bashke me Mithat Frasherin dhe Vasil Andonin etj. me menimin per tu kthy sapo te krijohesh mundsija dhe jo te tradhtojshim Shqipnine sic tha Ramiz Alija ne intervisten me Blendi Fesviun. Ne kete moment u prek , u duk qe dicka ju kujtu dhe vazhdoi. Kur nigjova qe Ramizi kishte thone qe une isha tradhtar, nuk me erdhi mire sigurisht dhe miqve te mij nuk i erdhi mire.

Keshtu qe nji dite nje miku im i biri nji avokati te nigjum, inxhineri Mergim Korca me boni nje interviste dhe menum tja cojshim Blendit ku te dilshin te vertetat dhe jo rrenat e Ramizit, por fatkeqesisht, gjoja edhe ne demokraci kaseta ime nuk u cfaq asnji here, megjithse ne stacionet televizive te Detroit ajo u cfaq dhe u pa nga shume shqiptare atdhedashes. Sic thash, vazhdoi Zoti Said , u largum nga liqeni i Shkodres, neper Jugosllavi e dulem ne Itali mas shume peripecinave e vujtjeve. U venosem ne Regio Emilia ku kishim shprese nihmen e Italionve, por qe nuk u nimum prej tyne. Sigurisht nuk e patem te lehte ene ketu.

Nejtem pese vjet ne Itali dhe kerkum emigrim ne Australi.Kur ishim ne mergim , gjithmone e kishim menjen te ktheheshim ne Shqipnine tone, ne Tironen tone. Por mi goc nuk na eci ashtu sic dojshim ne se t’qerat i di ti mo mire prej prindve tuj dhe i lutesha Zotit qe te vinte dita qe te kthehesha ne venin tim. Nejta 20 vjet ne Australi, ku punova e jetova mire, u lodha por u shperbleva per punen.Asnjihere nuk i nderpreva menimet , per tu kthy ne Shqipni, kishim shpresa se ai ven do te ndryshonte. Edhe larg nigjojshim lajmet, zonin e Amerikes dhe i luteshim Zotit qe nje dite te ktheheshim sepse molli i modh per Atdheun na grynte per mrena.

Mbas Australise kerkova te vij ne Canada se kishim nigju qe Kanadaja kerkonte puntore e ne ishim hala te rinj per te punu. Kshu qe u venosa ne Canada. Deri ne ket kohe nuk kishte pas fat nga martesa e pare .Ne kohen e demokracise Zoti Said vjen ne Shqipni dhe fati e boni te njifet me zonjen Mirka me te cilen venosi te martohej.Ketu ndryshoi jeta e tij private ku ju krijua nje ambjent i ngrohte familjar , nje dashuri familjare e cila me mungonte dhe e kisha kerku shume, vazhdoi Zotni Saidi. Ngrohtesija familjare u shtu akoma me shume me ardhjen e vajzes se Mirkes , Eldes qe kishte dy djem te vegjel qe i mrekullun jeten Saidit. Keto cuna me shtojne jeten, me tha Saidi. Mirka me gjallerine dhe shkathtesine e saj me man gjalle, me jep jete Vertet jeten na e ka caktu Zoti , Ai na e jep dhe Ai na e merr, por hyzmeti, dashurija qe i dhuroi familja , boni qe ky zoteni te rroj i lumtun sic thoshte dhe vete, ne pjesen e dyte te jetes po jetoj taman. Por ja qe jeta keshtu osht, vjen nje dite dhe qiriu mbaron, fiket dhe dyret e xhenetit hapen per njerzit e mire, dhe keshtu nodhi per atdhetarin tone te dashtun, patriotin qe donte nje Shqipni te lire, e te paster e jo komuniste zotin Said Demneri, i cili u largua i qete nga kjo bote ne duart e bashkshortes se tij e cila i dedikoj 27 vjet ketij njeriu te mrekulluedhem, te qete e goje omel.

Arkivoli ishte i mulume me flamurin tone, Shqiptar, flamur per te cilin ai kishte punu e luftu. Fjalen e rastit e mbajti z. Mergim Korca ku foli per jeten dhe veprimtarine e Zotit Said i cili kishte pas nje post drejtus ne Ballin Kombtar, si dhe permendi faktin e kasetes qe nuk u dha ne asnje nga mediat shqiptare. Pastaj foli vajza e te shoqes e cila foli nga zemra e jo nga letra, na perloti duke treguar per zemergjeresine dhe dashurine qe Zoti Said i kish dhuruar asaj dhe dy djemve te cilet te perlotur mbanin arkivolin e gjyshit.

Ne ceremonine e varrimit boni lutjet e rastit Imami i Detroitit dhe me respekt e perulesi Zoti Said Demneri u percoll ne banesen e perjetshme nga te gjithe dashamirsit e tij Shqiptar si dhe nga te huaj. I nerum qofte kujtimi i tij, dhe ne te rrojme e ta kujtojme te gjithe sebashku Tironsin tone zotin Said Demneri qe luftoi per nje Shqipni te lire nga komunizmi.

Jolanda Buneci

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.