Tahir Beshiri
Tahir Beshiri

Ai lindi aty nga viti 1888, po në Tironë dhe po në atë familje të hershme e mjaft të njohur tironase. Të atit të tij, Xhemalit, për kontributet e dhëna për çlirim kombëtar dhe për përhapjen e arsimit shqip, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha, më datën 8-7-1995, i ka dhënë, medaljen ”Për veprimtari patriotike”, me motivacionin “Ka kontribuar
në luftën për çlirim kombëtar dhe pavarësinë e vendit. Eshtë shquar për përhapjen e arsimit shqip”.

Tahiri, një nga të tre vëllezërit e renditur në këtë libër; studimet për veterinari të filluara në Universitetin e Selanikut, pas mbarimit të shkollës së mesme i vazhdoi jo më tepër se dy vjet. Më tutje, duke u diplomuar me mjaft sukses dhe po në këtë profil, ai i përfundoi ato në Universitetin e Stambollit.

Me detyrën e mjekut veterinar, për disa vjet rresht, punoi në Tiranë. Rrethanat bënë që ai të heqë dorë nga ky angazhim dhe të merrej vetëm me problemet ekonomike të familjes. Duke qëndruar kryesisht në qytetin e Durrësit, ai shtriu aktivitetin e tij edhe më gjerë, madje deri në Sarandë, ku kishte edhe një fabrikë për prodhimin e makaronave.

Kështu vazhdoi Tahiri deri në shtetëzimin e pasurisë nga pushteti komunist, dukuri që nisi prej vitit 1945. Por, për të, do të kishte ngjarje të tjera edhe më të rënda. Në korrik të vitit 1951, atë e burgosën për motive politike. Nuk arriti as të gjykohej sepse ndërroi jetë në hetuesi, dhe sigurisht në rrethana të panjohura e që nuk do të njihen kurrë.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.