Skerdilajd Llagami - Komandant Shpendi
Skerdilajd Llagami - Komandant Shpendi

Skerdilajd Llagami, Komandant “SHPENDI”.
Deshmor nga Tirana i rene per trojet shqiptare ne vitin 2001 ne maqedoni.
Pjesmarres ne te treja ushtrite (UCK-Kosove, UCPMB-Presheve,Medvegjes,Bujanoc, UCK-Maqedoni).

KOMANDANT SHPENDI DHE KARRIERA E TIJ

Skerd Llagami u lind më 31 Tetor 1969 në qytetin e Tiranës dhe ishte fëmija i parë i Bardhyl Llagamit, i cili rrjedh nga një familje qytetare tiranase të paktën që prej 300 e sa vjetësh. Skerdi nuk e la pas asnjëherë pasionin e tij te të ushtruarit me sport dhe fiziku i tij u bë shkak që në vitin 1997, atë e morën si efektiv të Forcave Speciale (BRISKU) të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ajo punë që kishte Skerdi e bëri atë të papranishëm në shtëpi e tij e cila kishte mall për ta parë. Kjo gjë vazhdoi deri në Marsin e vitit 1999, kur ai iku përgjithmonë nga shtëpia dhe nuk u kthye më.

Skerdi askujt nuk i tregoi kur iku për të luftuar në rradhët e Ushtrisë Çlirmitare të Kosovës. Ai e dinte se nuk do ta linin që të ikte nga shtëpia, pasi e kishin djalë të vetëm. Skerdi ishte një tip shumë i dhembshur dhe tepër i ndjeshëm. Ai prekej menjëherë nga vuajtjet dhe mjerimi i të tjerëve të cilat nuk i duronte dot. Kjo ka qenë një nga arsyet kryesore që ai iku nga shtëpia, pikërisht në atë kohë kur ushtria e Millosheviçit nisi shpërnguljen masive të kosovarëve nga vatrat e tyre dhe të gjitha ekranet e televizioneve u mbushën me tablo rrënqethëse të masakrave serbe ndaj popullsisë së pafajshme të Kosovës. Kaluan muaj dhe shtepia e tij përsëri nuk kishte ndonjë lajm për fatin e tij deri në 13 Nëntor 1999, kur nga një gazetë të përditëshme u mësua vëndndodhja e tij.

Në atë gazetë ishte botuar një intervistë me një djalë të ri nga Shqipëria, i quajtur Dritan Dyrmishi, i cili në atë kohë luftonte si Komandant Batalioni në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një nga pyetjet që i bëhej nga gazetari, se kush ishin shqiptarët e tjerë që luftonin bashkë me të në Kosovë, ai i përgjigjej: “Skerdi Llagami, komandanti i batalionit që gjendet atje ku vdekja është më e sigurtë”. Në rradhët e Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës, ku kishin shkuar për të luftuar edhe shumë të rinj të tjerë nga Shqipëria, Skerdi Llagami u bë shumë shpejt tepër i njohur. Për guximin, trimërinë dhe shpirtin e tij luftarak që ai kishte treguar në të gjitha betejat ku kishte marrë pjesë në zonën e Rrafshit të Dukagjinit, ai ishte caktuar si komandant batalioni në një nga njësitë ushtarake që vepronin në atë krahinë.

Lufta në Kosovë kishte mbaruar e ai nuk po kthehej në shtëpi. Ky ankth u shua aty nga Shkurti i vitit 2001, kur Skerdi telefoni nga Lugina e Preshëvës, ku ai kishte shkuar pas mbarimit të Luftës në Kosovë. Ndërmjet atyre pak fjalëve që ai I tha shtepise ishin: ‘Mos u mërzisni, se unë do të kthehem një ditë aty në Tiranë. Por sapo të mbaroj disa punë të vogla, sepse këtu problemet akoma nuk kanë mbaruar’.

Por edhe pas mbarimit të Luftës në Luginën e Preshëvës, 33-vjeçari Skerdi Llagami nga Tirana, i njohur me pseudonimin “Komandant Shpendi”, i cili kishte bërë emër të madh në rradhët e UÇK, nuk kishte vendosur të kthehej pranë familjes në shtëpinë e tij. Ai ishte vendosur në malet e Sharrit
mbi Tetovë ku sapo ishte krijuar Ushtria Çlirimtare Kombëtare e shqiptarëve të Maqedonisë. Nisur nga e kaluara e tij në rradhët e UÇK në Kosovë dhe Preshevë, Skerdin e caktuan me detyrën e komandantit të një njësie speciale. Në rradhët e asaj njësie ai mori pjesë në disa luftime deri më 29 Qershor 2001, kur ra duke luftuar heroikisht në fshatin Begovë afër Tetovës. Pas vrasjes së Skerdit, njësia speciale që komandohej prej tij u pagëzua me emrin “Shpendi”, duke marrë pseudonimin që i kishin vënë atij që nga koha kur luftonte në rradhët e UÇK në Rrafshin e Dukagjinit. Skerdi u varros me nderime të mëdha nga të gjithë shokët e tij të Luftës.

Pas marrjes së atij lajmi, I ati I Skerdit u nis për në Kosovë ku ai u prit me nderime të mëdha nga ish-komandante brigade në UÇK, bashkëluftëtarët e djalit të tij dhe nga Kryetari i Bashkisë së Gjakovës, cili pasi e shetiti atë në të gjitha vëndet ku kishte luftuar i biri, e quajti Skerdin: “Heroi i Gjakovës”. Më pas I jati I Skerdit shkoi ne Maqedoni ku prit me nderime edhe nga Shtabi i UÇK ne Mal te Sharrit.

“Se shehidi qi lufton
kush n’dynja
s’un e livdon,
Kur’ani si e kalzon:
Thot nuk banë
m’i than ka dekë
veç i thue
ka ndrue jetë…!”

Mulla Vesel Guta

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.