Paten thon e t’paret ton
Duje fort nji ket Tiron
U munun u stermunun
Ca u tallen ca kuptun

Folim sot e grim sallat
Saqe bohemi bajat
Per Tironen gjith tradit
Dhe pse m’krye me bandit

Ca ne qeshen po ska gjo
E ca tjer me temeno
Perfundimi nje çu bo
Nuk ka zot qe e rrugullo

E ca tjer shum u munun
Bon ça s’bon e ça s’provun
Po nji kshu kurr se menun
Ene pse ca su dorzun

A me qa e a me qesh
Byth mbyth e njesh e njesh
Si m’njerez si m’pallate
Jon tu i bo ka tridhjet kate

E kon menjen ke Teatri
Ene token mas Sahatit
Dun me dit veç per mandatin
S’shofin pleqt ene sakatin

Vetem vodhen asgjo s’bon
Shif si u bo e mjera jon
Po i gjo kom me ju a thon
mongut juve s’esht mja u lon

Dashuria per Tiron
Osht e modhe nuk shteron
E trashgova nuk e mora
Jo si ju i tuf me horra

G.F

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.