Si Bilbilat ne Pranvere - Nga Muharrem GURRA

SI BILBILAT NE PRANVERE

Sa m’ka mor molli për ty
Nuk po di me të kallxu
Eja sa të shof me sy
Amon shpirt sa fort të du

Karajfili çel përher
Mbush me gonxhe bukuri
Dhe bilbilat në pranver
T’gjith këndojn për dashuni

Kur bilbilat po këndojn
Edhe lisat kon lulzu
Erdh pranvera t’a gëzojm
Zemrat dun me dashuru

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.