Prof. Dr. SHYQYRI RRELI ka lindur ne vitin 1930 ne nji familje te hershme Tironase. Ishte 18 vjec kur debutoi me ekipin e Tirones. Duke punuar si radioteknik perfundoi dhe studimet e larta ne ILKF “Vojo Kushi” ku u diplomua si “Mesues i edukimit fizik” profesion qe e ushtroi ne shume shkolla te Tirones.

Ne vitet 1969- 1989 ishte shef i katedres se futbollit ne AEFS “Vojo Kushi”. Si futbollist ka zhvilluar 400 ndeshje zyrtare duke u shpallur 4 here Kampion dhe 5 here fitues i kupes se Republikes. Me 1955 behet “Mjeshter i sportit”. Karriera e tij si trainer gjithashtu osht shume e pasur dhe plot suksese.

Ne vitin 1978 me ekipin “Shpresa” u shpall Kampion Ballkani. Rezultate te shkelqyera ai arriti dhe me ekipin kombetar ne vitet 1982-1990. Jane te famshme fitoret me Belgjiken dhe barazimi ne Poloni, Ekipi yne kombetar me shumice lojtaresh qe vinin nga ekipi i “17 Nentorit” grumbulloi 33% te pikeve ne grup qe perben nje rekord qe reziston dhe ne ditet tona.

Ate vit Shqiperia u shpall e 12-ta ne Europe nga klasifikimi i FIFAS, pozicion qe nuk e kemi arritur me deri me sot. Po dhe me ekipin e “17 Nentorit” ka arritur te fitoje dy kampionate ne vitet 1988,1989 duke kaluar dhe dy ture ne kupen e Kampioneve (Sot Champions League) dhe duke e renditur ekipin e 17 nentorit ne 16 skuadrat me te mira te Europes.

Prof. Rreli ka shkruar dhe shum libra dhe per meritat e tij osht nderu me shum tituj si ” Nderi qytetit te Tirones”, “Nderi Sportit Shqiptar”, urdherat “Naim Frasheri ” te klasit te II dhe te III ,si dhe Titullin ” Fisnikeria Tironase” dhene nga “Shoqata Tirana”.

Disa kohë më parë ai u nderua edhe nga kryetari i bashkisë Tironë, Erion Veliaj, me titullin “Simbol i qytetit të Tironës”

Padyshim Prof. Dr. Shyqyri Rreli osht nji figure gjigande e “S.K. Tirones”. Ne si faqe e falenderojme ne emer te te gjithe tironasve per ate qe ai ka bo per Tironen tone ne futboll dhe jo vetem. Faleminderit, Prof. Rreli!

Me respekt faqja Tirona

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.