Shtëpia e Kacelëve – Nga Rezarta Delisula
Shtëpia e Kacelëve – Nga Rezarta Delisula

Shtëpia e Kacelëve
Asgjë nuk ka ndryshuar nga pamja e shtëpisë së Kacelëve, edhe pse kohërat kanë ndryshuar vrullshëm. Ajo është një vilë e lartë në anë të Sahatit, ngjyrat e së cilës kanë nisur të zbehen. Si familje e vjetër tiranase, kjo tokë figuron e Kacelëve, që në vitin 1912.

Aty ka qenë dyqan kartolerish, që sot quhen kancelari. Familja e Kacelëve po në atë vit mori liçensën e parë të shtetit shqiptar për zhvillim tregtie. Dyqani me vite nisi të ndryshojë e të zgjerohet.

Kacelët blenë një copë toke nga familja Toptani dhe ndërtuan po aty pallatin me dyqane poshtë, ashtu siç është edhe sot. Bëhet fjalë për vitin 1928-1929, kur arkitekti italian që skicoi shtëpinë e Kacelëve, përdori një arkitekturë të veçantë, ku kolonadat duken, si brenda edhe jashtë.

Shtëpia e Kacelëve është marrë si shembull në historinë e arkitekturës, lëndë kjo që jepet në Fakultetin e Arkitekturës.

Në shtëpinë e Kacelëve banorë të vjetër janë edhe fisi Laca. Kacelët janë autoktonë tiranas dhe kanë kontribuar së tepërmi në jetën politike dhe në çlirimin e vendit.

Ismail Kaceli, që ishte stërgjyshi i trashëgimtarëve të sotëm, ka vdekur në Lidhjen e Prizrenit, ndërsa gjeniu i letërsisë shqiptare, Gjegj Fishta, i ka thurur vargje tiranasit të butë. “Merr Kacel nji her lahutën, e na thuj nji kang shqiptare, s’marrim nazi pa na qit fare”, janë këto vargjet në kryeveprën e letërsisë shqiptare, “Lahuta e Malcisë”.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.