Poezi nga Sara Fuga - SHTATSELVIS

Vargje te nryshme te disa kongve tvjetra te nderthurme ne poezi nga Sara FUGA

Fol iher mri shtatselvi,
Pse m’rrin kaq vronu
Prej dashnis qe kom per ty,
lala osh djeg e pervelu

Tuj shetit ke tull e pusit,
Un kputa nji tronofile
Thuj i llaf mri goc e vogel,
Mos u boj shpirt katile

Mri Sonije bukurie,
Si ajk tomli me je
Mos nigjo se car thot bota,
Ato folin keq per ne

Per nji mot e gjymes viti,
Te desha me hakikate
Mori vjollca qe cel ne saksi,
thuj te du se me plake

Nuk e di se çar menon,
qe mle ne kte merzi
Sa mas dore me ke lon
Ti mi goc me syt e zi

Karajfil qe cel me pes,
Fustoni me pika, sa hije te paska
Nga pusi qe lahesh vet,
Mjep icik uj se plasa

Por lulja nga dora mduli,
Ne onerr e pash,
e me ra ner sy
Me buz ne gaz kadal mfoli
Hik or çuno un sjom per ty

Pruni per faqen Tirona : Sara FUGA

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.