Shefqet CASLLI
Shefqet CASLLI

Shefqet Caslli ka lindur më 30-8-1933 në një familje të hershme tironase, nga e cila dolën edhe sportistë. Duke ju përshtatur arsimimit të mesëm të kryer prej tij, ai ka ushtruar profesionin e mekanikut në disa ndërmarrje të qytetit të Tironës.

Fillimi i aktiviteteteve sportive shënohet në vitin 1952. Gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak merr pjesë në dhjetëgarëshin e atletikës, ku rezultatet më të mira i arriti në vrapimin 110 m me pengesa dhe në hedhjen e shtizës etj.. Megjithate, duke qenë edhe ai në natyrën e sportistit shumëplanësh, me’ të përshtatëshme për të mbeten sportet e rënda: boksi, mundja dhe peshëngritja. Në këtë të fundit ai ka qenë më i sukses-shëm. Në përbërje të KS “Tirona”, është shpallur kampion dhe rekordmen i vendit (1955) dhe, për rezultatet e arritura gjatë karrierës së tij 15-vjeçare, është nderuar me titullin ”Mjeshtër i sportit”.

Karakterin Shumesportesh, ai e shfaqi edhe në një drejtim tjetër dhe për të cilin bëhet edhe më i njohur dhe pjesë e këtij libri. Shefqeti, pasi kryen kurset përkatëse të kualifikimit, të drejtuar nga specialistët më në zë të asaj kohe, fitoi të drejtën e gqutarit të futbollit. Këtë detyrë fisnike dhe të vështirë, duke e aplikuar me profesionalizëm, korrektësi dhe ndershmëri, e mbajti për 23 vjet, nga 1960 deri më 1983, kur arriti moshën 50-vjeçare.

Ka gjykuar mbi 500 ndeshje zyrtare futbolli, shumica e të cilave të kategorisë së parë dhe për të Cilat mori gjithmonë vlerësime maksimale. Për nivelin e lartë të gjykimeve të futbollit, më 1966, atij i jepet edhe titulli i lartë “gjyqtar ndërkombëtar”.

Me këtë status, brenda dhe jashtë vendit, Shefqetit i janë besuar për gjykim dhjetra ndeshje ndërkombëtare, dhe për të cilat, vlerësimet, po ashtu, mjaft pozitive, janë bërë madje të njohura edhe në shtypin tonë sportiv.

Pas përfundimit të këtij angazhimi, nga viti 1983 deri më 1990, ai nuk largohet krejtësisht. Për disa kohë, ka dhënë ndihmesë të çmueshme në rolin e Vëzhguesit të futbollit për aktivitetet tona futbollistike.

Burimi: Shoqata Tirana

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.