Shadan Toptani
Shadan Toptani

SHADAN TOPTANI, i biri i patriotit Tironas Murat Toptani, lindi me 23.9.1903. Shkollen fillore Shadani e kreu ne Austri. Shkollen e mesme ne vitet 1921-1925 e kreu ne Kalabri ne Gjimnazin San Demetrio Corona.

Duke ndjekur gjurmet e te atit, i cili ishte skulptori i pare Shqiptar, ai fitoi te drejten per te studiuar ne Akademine e Arteve te Bukura ne Brera te Milanos, te cilin e perfundoi me rezultate te shkelqyera me 1931.

Ai specializohet dhe dy vjet te tjera ne fushen e skenografise dhe me pas kthehet ne Atdhe ku mbulon detyren e disenjatorit te Ministrise se Turizmit deri ne perfundim te Luftes se Dyte Boterore. Ne korrik te vitit 1947 arrestohet dhe denohet me dhjete vjet burg, por per fatin e mire te tijin kryen vetem 21 muaj burg.

Pas daljes nga burgu punon ne Drejtorine e Postave dhe me pas si skenograf ne Teatrin e Opreas dhe Baletit duke vene ne skene me dhjetra kryevepra boterore. Ai punoi dhe si skenograf i Teatrit Kombetar duke u dalluar per talentin e tij ne kete fushe.

Ky personalitet i shquar i Tiranes vdiq ne vitin 1979 duke mbetur nji njeri qe mbajti lart traditat e familjes se tij.

Koment nga piktori Buron Kaceli Eshte nje nga burrat e shquar qe ndonse dha nje kontribut te madh ne zhvillimet artistike e kulturore nuk u vlersua aspak aq sa duhej nga regjimi diktatatorial e po ashtu nuk ju mundesua nga ai regjim qe te mund te ngrihej ne nivelin e mundesive te tij. Me shum respekt per kete figure si dhe per familjen e tij Toptani qe eshte realisht nderi i kombit tone.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.