SEFER DAJA, me oficerin e Sigurimit
SEFER DAJA, me oficerin e Sigurimit

Në vitet ’70 dega e punëve të brendshme të Tiranës ka qenë te Selvia në rrugën e Dibrës. Aty punonte një oficer madhor, që ishte bërë tmerr për banorët e Tiranës. Një ditë ky oficeri ishte veshur civil me kostum blu, me kapele republike e me këpucë të reja shkon për të urinuar te halja e Sefer Dajës te kinema Partizani. E sheh Seferin të ulur në minderin e tij. Ngaqë i dukej vetja i zgjuar i shkon mendja ta ngacmojë Seferin, që ishte në hall të vet dhe i thotë:

-Pa hë mo Sefero, na thuaj ndonjë nga ato broçkullat e tua!…-

Seferi e njohu se kush ishte megjithëse ishte civil, por bëri sikur nuk e njohu. Megjithatë nuk e priste nga ky person që ta ngacmonte; prandaj duke bërë sikur nuk e kishte njohur, e pyet atë me ironi:

-E si mund të tallem me zotninë tate? Ti qenke goxha burrë…

-Po hë a derëzi, se nuk na gjen gjë se po tallemi një çikë, hë thuaje!…

-Po mirë, meqë zotnisë tate nuk i njelka hatri unë po ta them,- dhe menjëherë sajoi vargje të hidhura. Oficeri që nuk i priste këto lloj bejtesh iu kërcënua:

-Rri urtë se për nder të Partisë të vë hekurat!…

Ndërsa Seferi pa e prish gjakun fare iu kthye atij:

-Po vetë e kërkove mër babë, unë s’ta dhashë me zor…

Oficeri uli kokën dhe u largua i mërzitur…

BURIMI: ALDO HYSA BLOG

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.