Sali Zalta lindi në një familje tiranase, më 10 tetor 1933  dhe  vdiq në 13 korrik 2001. I ati ishte djalë i familjes Zalta ndërsa e ëma vajzë e familjes Llagami. Që në moshë të hershme ai spikati për aftësitë e tij të veçanta dhe dashurinë për automjetet.  Në atë kohë ato ishin shumë të rralla dhe personat që i posedonin ”njiheshin me gisht” në Tiranë.

Sali Zalta
Sali Zalta

Sala bleu një motoçikletë të markës Guzzi në vitin 1953 e cila shumë shpejt, falë shpirtit krijues dhe duarve të arta të tij u modifikua dhe u shndërrua në një kryevepër për atë kohë. E dëshirueshme për çdo djalë të ri, që ndalonte dhe mbante frymën sa herë që Guzzi I Salës kalonte në rrugët e Tiranës.

Rrugëtimi i këtij objekti në formën që e shohim sot nuk ishtë i lehtë. Sali Zalta iu përkushtua për vite të tëra pasionit për motorrin duke thyer një tabu dhe duke zhvilluar një revolucion në një vend të izoluar si Shqipëria. Nuk ishte e thjeshtë që ai të prezantonte idenë dhe punën e tij.

Ai punonte duke u përpjekur të mos binte në sy, në një cep të dhomës së gjumit, duke u përpjekur të bëntë ëndrrën realitet. Sala në mënyrë artizanale modifikoi marmitat, konfiguracionin e grupit të motorit, kasetat, sediljet, kroskoti, xhami amortizatorët, parafangot, vendosi stampat e “motto guzzit”, modifikoi ndriçimin, duke sfiduar kohen dhe regjimin komunist që mbizotëronte në vend.

Ky motor ekziston edhe sot dhe ngjall akoma kureshtje. Ai është trashigimi e katër fëmijëve të tij të cilët mrekullohen para punës dhe talentit të babait të tyre. Ata kanë menduar ta prezantojnë “Guzzin e Salës” në Panairet ndërkombëtare si një objekt artizanal.

Pruni për faqen Tirona: Marinela ZAJMI

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.