Dyqani Familjes Kaceli 1929
Dyqani Familjes Kaceli 1929

Jehona e rrëfimeve sjell kumtin se në krahinën e Matit ka qënë një fshat i quajtur Bel, ku kohë më parë kishte banorë me mbiemrin Kaceli. Gjithnjë sipas rrëhmeve, degët e kësaj familje u shtrinë edhe në një fshat pranë Tironës, i quajtur Dajt.

Kjo që bëri të hamendësohej një lidhje e largët e familjes sonë me banorët e fshatit Bel pranë Klosit të Burrelit, ishte se jo vetëm mbiemrat (mbiemrin Kaceli mund ta gjejmë edhe në Kubës, Kosovë e deri në jug të Greqisë si “Kaeelis’? por dhe emrat e këtyre banorëve ngjanin me tanët: Abdyl, Ali… Megjithatë, lidhja e familjes sonë me fshatin Bel, – shpjegon më tej Buroni, i biri i Kaceli-t, – është vetëm një nga hipotezat. E sigurt është se në një hohë të largët familja jonë ka mbajtur përkohësisht mbiemrin Dajti.

Gjyshja ime, Zyraja, që u martua shumë e re në familjen Kaceli e që jetoi mbi 100 vjet, na rrëfente se në kohë të hershme në shtëpinë e tyre në Tironë vinin malësorë nga fshati Dajt dhe sillnin mollë e gështenja, ndoshta si një e drejtë pronësie.

Me sa duket në atë fshat kanë jetuar të parët e familjes Kaceli përpara vendosjes në qytet, në Tironë. Ajo ç’ka dihet e njihet mirë është jeta e gjyshit të Kacelit, Ismailit, i cili mbeti jetim që i mitur . Në moshën 14 – 15 vjeçare, i dëshpëruar ai largohet nga Tirona për në Bagdad, në kryeqytetin zhurmëmadh të Irakut, ku jetoi një kohë të gjatë. Arrin të shkollohet në Egjipt dhe të bëjë karrierë ushtarake në ushtrinë turke me gradë të lartë si oficer madhor.

Më vonë merret edhe me tregëti. Martohet me një vendase, vajzë tregëtari, por fatkeqësisht ajo dhe dy djemtë që pati me të i vdiqën njeri pas tjetrit. Ndonëse i pasur, i vrarë në shpirt kthehet në atdhe. Në Tironë martohet rishtazi dhe pati katër fëmijë. Më i madhi ndër ta ish Osmani, babai i piktorit. Në kohën e luftës me malazezët, Ismaili së bashku me vjehrrin e tij, Mehmet Tufina, shkuan vullnetarë në lëvizjen patriorike e cila udhëhiqej nga Lidhja e Prizrenit. Po në këtë luftë, ai vritet duke e lënë Osmanin vetëm 6 Vjeç.

Trimëria dhe heroizmi i figurës së Ismailit si luftëtar e instrumentist popullor, ndihet edhe
sot në këngët e rrethit të Shkodrës. Në veprën “Lahuta e Malsisë”, Fishta i madh shkruan:

Merr Kaçel, një herë lahutën.
e na i thuej nji kangë shqipnije;
Sinhajmë na zi pa na qitë farë!
Muer lahutën n’dorë Kaçeli,
m’të “ magjarin “ n’vend e ngeli
e mhasi për za e ujdisi,
kështu këngës atëbotë ia nisi:
kështu Kaçeli po këndonte;
rrokulloda po e vëzhgonte,
po e vëzhgonte tue këndue,
veçse Osja, trim drague,
veshin kangës s’ia kishte vue:
kanga atë natës ishte tue i pëlqye;
prandej kanga kur u krye,
“zemra t’këndoftë.’ “s’i tha Kaçelit,
veçse i thotë, po, Met Zenelit:
merr Vuksanin e Sinanin,
edhe merr Kerrn Zagorjanin
edhe dilni sogje n’va;
pse mesnatë tash a tu ra,
e thonë shkiau se hesë nuk ka…

Ismaili kish qënë në gjendje të mirë ekonomike, por me vdekjen e tij. pa trungun dhe forcën kryesore, familja e mbetur me dy vajza të reja, me një djalë 6 vjeç e me gruan e shtëpisë, gjyshen e piktorit, u katandis Vetë me një copë tokë e me pak bagëti

Kjo pasi malli e gjëja ishin dhënë në duar të pasigurta. Osmani, babai i piktorit. u rrit dhe u martua me Zyranë, me të cilën pati 6. fëmijë, të gjithë djem. Më i vogli vdiq brënda një viti, kështu që Sadiku, i cili ish i pesti. mbeti fëmija i fundit.

Vellezerit e Piktorit Ismaili dhe Jonuzi 1929
Vellezerit e Piktorit Ismaili dhe Jonuzi 1929

Nëna ish shumë e mirë, punëtore, grua e gjallë. Kish një portret si të një shënjtore, jetoi gjatë, 100 vjet. E kam vizatuar disa herë… ”, kujtonte Kaceli.

Nena e Piktorit 1950 – Laps dhe leter
Nena e Piktorit 1950 – Laps dhe leter

Babai i piktorit merrej me bujqësi. Ai dhe xhaxhai kishin toka në Reçe, aty ku sot janë
godinat e Qytetit Studenti. Osmani gjithashtu merrej me tregëti mallrash të konsumit të gjërë, nga veriu në jug të Shqipërisë. Kish një dyqan mallrash, një furrë buke, madje prodhonte dhe shiste sapunë në Tironë. Ai vdiq kur Sadiku ish 16 vjeç. Vëllezërit e tjerë
ishin më të rritur. Këta të fundit patën një rol vendimtar në jetën e tij; në formimin e
karakterit dhe të sensibilitetit artistik.

Që fëmijë, Kaceli tregoi prirje për vizatim. Ndikim të veçantë tek ai pati mësuesi i shkol- lës fillore, që e nxiste dhe i jepte kurajë:
“Isha në klasën e parë ose të dytë, kur mësuesi im, Et’hem Dhaku, më ngre në tabelë
të vizatoja një portret-profil të Skënderbeut. Edhe tani si harroj dot sytëplot admirim të atij dhe të shokëve të klasës për vizatimin. Ai organizonte deri dhe ekspozita me vizatimet e mia”.

“Talenti dhe ndjenja e ngjyrës manifestohen qysh në punët e para: një lulëkuqe me gjethe blu që bën siluhetë në sfondin e bardhë – është një akuarel naiv, i pikturuar me
ndjenjë në moshën 8 vjeçare. Një rrugë karakteristike e Tironës plot dritë e mbajtur në
okër-gri, është një nga veprat e para të piktorit në ngjyra vaji…”

Fotografi nga vitet e shkolles fillore
Fotografi nga vitet e shkolles fillore
Vitet e shkolles fillore
Vitet e shkolles fillore

Që në fillim, me inkurajimin e tyre shpirtëror e deri në marrjen e përgjegjësive financiare, vëllezërit e mbështetën Sadikun deri sa ai mori drejtimin e qartë për t’u bërë piktor. Por i ati, në fillim, ndikuar nga ambienti fetar mysliman, nuk e përkrahu fort…

“Kishim një sëndyk të bukur, të ri. Unë, me dëshirën time, e zhukurova një ditë me ngjyra, por nga im atë hëngra një dru të mirë, që… Më vonë, ai filloi të pranojë që prirjet e mia për vizatim e ngjyrë, ishin inkurajuese. Isha 10 vjeç, kur ai më mësoi t’i hëja portretin. Unë u tuta, por vëllezërit më nxitën. Me laps e letër, arrita të hedh të përgjithshmen e figurës së tij. Që nga ky çast, ai s’më shqetësoi më. .. ”

Kaceli rrjedh nga një familje e fisme qytetare. Kjo do të ketë shumë rëndësi për drejtimin e jetës së tij. Vëllai i madh, Ismaili, kish një dyqan këpucësh, ku prodhonte e shiste njëkohësisht. “Bënte këpucë aq të mira, sa vinin edhe deputetë e ministra për të bërë porosi. .. ”, tregonte Kaceli.

Aty ish punësuar edhe Vëllai i tretë, Ramazani. Ndërsa Aliu, Vëllai i dytë, kish një dyqan me objekte zyrash, ku ish punësuar edhe vëllai i katërt. Siç shihet, dy të parët ishin në gjëndje më të mirë ekonomike, por Ismaili vdiq herët, kur Kaceli ish akoma në Tironë dhe mbështetja kryesore u bë Aliu.

Rreth vitit 1914, Kacelët kishin një dyqan ku shiteshin kryesisht objekte zyre. Aty
kishte edhe vegla muzikore, aparate dhe një laborator fotografik. Kjo krijon premisat që Sadiku i ri të realizojë foto të bukura të Tironës së kohës. Shpejt fotografia u bë një pasion i dytë për të dhe me sa mund të gjykosh nga materiali në arkivin e Kacelit, ai ia vlen të studiohet, pasi përmban Vlera të konsiderueshme në fushën e fotografisë në Shqipërinë e fillimit të shek. XX.

Në kujtim të atyre Viteve Kaceli thotë:
“…Afër shtepisë hishim një bandë muzikore, kështu që dëgjonim arie të ndryshme nga opera. M’u mësuan veshët me  muzikë. Isha 10 vjeç e në dyqanin tonë shisnim edhe vegla muzikore; më kanë pëlqyer gjithnjë violina e mandolina…

Kurse kur kujtonte dyqanin, thosh: Mbaj mend që në dyqanin e Aliut vinte të
pinte kafenë e parë, kur zhriste nga Shkodra, vetë At’ Gjergj Fishta. Ishin miq me Aliun,
duheshin dhe u ecte muhaheti shumë”.

Publikohet për her t`par në faqen Tirona

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.