Foto - Arkiva Gert Brojka
Foto - Arkiva Gert Brojka

Mhallja ishte e paqme, me njerëz të butë, ku “venalijt kishin bo ven ene për të ardhmit”, po mesa dukej nën pushtetin e absorbimit duke diktuar edhe tek ata mirësinë e zemërgjerësinë.

Përzier e njëherësh veç e veç – në një farë mënyre “në hesap të vet” – ishin familjet Maleshka, Ramaliu, Ylli, Këlliçi, Berisha, Jegeni, Dine, Alimemeti, Mara, Elezi, Tirana, Allmuça, Shehi. Tregtia e ndershme i shërbente çdo lloj kërkese të kohës me dyqonet e Met Maleshkes, aromën e pjekjes e shijen e qofteve ke Asmon Hoxha i famshëm – aromë që përhapjej kudo nëpër rrugicë- ishin qofte me mish safi. Po era e furrës pjekjes së tavave ke furrxhi Seferi- shishja ujit që i spërkaste për të mos u përcëllu, numri tavës ngel peng ke patatja, bileta furrës e ngatrrimi i tavës, që kurrë nuk ngjalli komflikt, por u shoqërua me buzëqeshje. Dyqoni zogjve me shitse Subien ku mlidheshin katunarët pa hile që i çelshin zogjt e zbrisshin n’Tiron me pula bio, por bio, bio të vërteta, me koshat e thurrur me thupra ku nën gjethet e fiereve qëndronin aq hijshëm damotet zemër kau plt shije e ëmbëlsi.

Gjashtë dyqone te familjes Ylli me rrobaqepsi, metrazhe, enë guzhine, kancelari e Ministrisë së Financave dhe qyqonn e Fiqeretit të Con Tutës me kinkaleri cigare. Pastiçeria e Modhe me tulluma, bakllava, sheqerparet e pa harrushme e salepin bimor. Duqon sallameria e Koços që sa herë furnizohej me karrocën me kalë bëhej arenë e kënaqsisë sonë për të provuar sallamin turist – natyrisht me mish e ingredientë të kontrolluar , e jo me farsa AKU. Mo maton ishte ushqimore Bulja, foto çasti e riparim këpucësh, e më tej eleganca e komës për arnim çorapesh të holla. Ohhhhh sa e kom dasht dyqonin e Met Stafës – i bukur sa më ska, i pastër, me shërbimin plot dashamirsi e shije, me bonbone, llokume, bajame, fruta të thata gjithë lezet; dhe shkëlqimi i poçeve të qelqit ku ato ruheshin plot ndjellje që nuk më shkon nga kujtesa.

Në kthesën në të majtë për të dal ke kinemo Partizoni ishte kooperativa e qindistareve me duarartat artizane, kpucari i elegancës Rom Kaceli e më tej vijonte familja Shehu e kinemo Partizoni si dhe godina e komunitetit myslimon. Në anën përballë shtriheshin dyqonet e kasapve me të famshmit Met Gazheli e Hason Kruja ku blihej mish bio i vërtetë, nga ai që mbushte shtëpitë me aromë, edhe pse pa AKU. Në vijim valuta ushqimore e valuta industriale si dhe banjot e famshme në pallatin e Demnerëve. Aty diku dyqoni i bukës, ku shpesh ne kalamojt e mhalles që shitsja na njihte i blejshim buk katunarëve (ata nuk kishin të drejtë të blinin bukë në qytet) dhe pasi na thoshin me buzëqeshjen fisnike e të përulur si prej lypsari “ejvallah” shpesh gjendeshin në cepin e rrugicës sonë duke hongër buk misri me të rrallën bukën e bardh.

Një ditë të vitit 1974 filloji shembja. Rruga ishte shumë e bukur për të mbetur e bukur, e gjallë, e plot vlera. Pasi e boshatisëm shtëpinë 3 katëshe me ato çfarë mund të merrnim në pritje të strehimit qesharak, ai i përlotur mbylli portën 104 me drynin e modh duke lënë nga pas shtëpinë që do të shëmbej. Ishte im Atë…

(Në kujtim të asaj rrugice, në kujtim të gjithë mhallelinjve të mi. Në kujtim të kësaj shtëpie. Në foto shtëpia tre katëshe në të majtë.)

Pruni per faqen Tirona vete autorja.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.