Ne vitet 90′ kur filloj levizja ambasadave mesuesja jone na lajmeroj qe kurre mos tu genjenim nga imperialistet qe kishin qellime te erreta dhe mund te na benin sapun.

Tani per te bere sapun duhet mase dhjamore, por ne ishim bark-thame, nuk bojshim per ate pune, pervec Bolit t’Mozes.

Qe zysh komunistja te ishte e besueshme duhet te thonte kujdes mos ju bejne pace komesh, se te gjithe kocke e lekur ishim.

Vilma, mbesa e parizanit qe kish vrare 4 gjermane, fliste terre zjarr se gjyshi i kishte shjeguar se c’ishin imperialistet.

Gjyshi nga katunet e Mallakastres, e qe Evneri na prishi shtepite perdhese e na e futi ne pallat, sipas perllogaritjeve ishte i gjate 145 cm sepse kur therriste Vilmen nga Ballkoni i dilte vetem koka.

Ndersa une kisha lindur armik, njihja imperialistet e mire, habitesha nga keto deklarata. Baba im, ishte nje ithtar i perendimit dhe ne perfytyrimin e tij, kaurret nuk punojshin, kishin lopata me telekomande, shtypnin vetem butona.

Eh ne sa medyshje kam jetuar ne ate periudhe: sapuni zyshes apo butonat e babes.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.