Ka lindur në Tironë më 25-1-1949. Me studimet e kryera më 1979, në ILKF “Vojo Kushi”, diplomohet “mësues i edukimit fizik”, profil me të cilin mbetet gjithnjë i angazhuar.

Me basketbollin, sportin e tij të preferuar, është marrë që fëmijë në Pallatin e Pionierëve. Pasi luajti gjatë viteve 1964-1967 me të rinjtë e KS “17 Nëntori”, për kualitetet e tij, ndër të cilat edhe shtatlartësia, bëhet pjesë e ekipit të të rriturve, me të cilin luajti pa ndërprerje deri më 1980. Duke konkuruar denjësisht, si shënues i dalluar, por gjithnjë brenda mundësive reale të ekipit, ai nuk numuron më shumë se një trofe të kampionatit, atë të vitit 1970, dhe tre të kupës së Republikës, në vitet 1971, 1973 dhe 1977.

Falë aftësive të demonstruara në ekipin e vet, Rolandi bëhet pjesëtar i ekipit të basketbollit, me të cilin është aktivizuar në disa turne miqësore si dhe në eliminatoret e kampionatit europian. Në vitin 1977 i është dhënë titulli ”mjeshtër i sportit”.

Landi, siç e thërrasin shokët, u bë i njohur edhe në rolin e trajnerit. Këtë e filloi me të rinjtë (1987-1990), ku, veç përgatitjes së mjaft basketbollistëve cilësorë, që më vonë përfaqësuan klubin e tij, arriti një trofe të kampionit (1987-1988) dhe kupën “Rinia”. Duke vazhduar në këtë rrugë, gjithnjë për KS ”17 Nëntori, tashmë me emrin KS “Tirona” (1990-1992)”, si “patriot” ka milituar prej 42 vjetësh.

Ai gjendet në detyrën e ndihmësit të trajnerit për të rriturit; inspektorit të klubit (1994-1997) dhe të trajnerit për të rriturat (1997-1999), me të cilat është shpallur dy herë kampion (1997-1998 dhe 1998-1999). Prej kësaj kohe, gjithnjë i sukseshëm, falë edhe kontributit dhe aftësive të tij, duke qenë gjithnjë trajner i ekipit të të rriturve, është shpallur kampion në sezonin 1999-2000; ka fituar kupën e Shqipërisë si dhe superkupën, më 2003. Në sezonet 2002-2003 dhe 2003-2004, ekipi humbi vetëm në playoff, pasi kishte zënë vendet e para në sezonet e rregullta.

l vlerësuar për bagazhin teoriko-praktik, mundësitë e tij profesionale dhe aftësitë përgatitore ka ushtruar detyrën e trajnerit edhe në ekipet tona kombëtare: me të rinjtë (1988-1989), në dy ballkaniada; me të rriturat (1998-2000), në disa aktivitete dhe me të rriturit (2003-2004), në turnetë e promocionit dhe në eliminatoret e kampionatit europian.

Eshtë shpallur “Nderi i sportit Shqiptar” dhe është dekoruar me Urdhërin ”Naim Frashëri” i klasit Il.

NGATirona
BurimiTirona
SHPËRNDAJE
Avatar
Mirsevini në faqen e komunitetit Tironas https://www.tirona.website/ Faqja Tirona ka si mision te bashkoje te gjithe qytetaret Tironas ne mbrojtje te vlerave historike, kulturore dhe patriotike te qytetit tone. Bashke jemi me te forte.