QETHJA E DHENDERIT - Tablo e piktorit Adnand Dedej
QETHJA E DHENDERIT - Tablo e piktorit Adnand Dedej

Nusja qëndronte e mbyllur në dhomë me gratë e fisit dhe shoqet e saj (dukuria e inicimit), ndërkohë ajo merrej me përgatitjet përfundimtare të pajës. Për përgatitjen e pajës së vajzës kryetari i familjes së saj i jepte nënës së vajzës 40 okë leshi, me të cilin përgatiteshin e endeshin veshjet dhe Shtrojat.

Gjithashtu blihej terip (pe) për të endur çarçafët e pajës si dhe endej pëlhura për këmisha. ]organët, dyshekët, kundrat (këpucët), enët e bakrit bliheshin në pazar te zanatçinjtë. Arka e pajës apo sepeti i nuses dhe kutitë e sendeve të arta e të argjendta bliheshin në pazar, në llogarinë që merrej nga familja e dhëndrit për t’u paguar (para 1945 familja e dhëndrit jepte zakonisht 20-35 napolona flori, në kohë më të vona jepeshin 40-80 mijë lekë).

Për të marrë pajën e nuses, si rregull, shkojnë vetëm burra nga të afërmit e dhëndrit. Me këtë rast kryhet një pritje, ku janë të pranishëm të gjithë të afërmit nga ana e vajzës. Në fillim hapen rrobat dhe sende të tjera që dhëndri ka përgatitur për nusen, bëhen të dukshme ato në sytë e pjesëmarrësve, një nga një, në formën e një “ekspozimi” a “ceremoniali”, ku nuk mungojnë vlerësimet për cilësinë, vlerën, destinimin, vendin ku janë blerë a personi që i ka bërë etj.

Ky shikim dhe ekspozim publik” i jep çastit një karakter thuajse solemn. Ceremonia
zhvillohet në oborrin e shtëpisë. Rrobeti hap një vajzë e re e afërme e nuses, me nënë e baba të gjallë. Ndërkohë që shikohen rrobat e nuses, krushqit që do të marrin me vete pajën gostiten me sherbet e karamele. Kur merret paja, daja i vajzës hipën mbi arkë (sepet) dhe kërkon ”dajllëkun”, e cila është një shumë e caktuar që daja i vajzës iu kërkon krushqve. Afërsisht ajo ka qenë nga 10 deri në 20 grosh, kurse në kohë më të vona ka shkuar zakonisht deri në 20 franga ari.

Një moment tjetër i rëndësishëm në ceremonialin e dasmës është edhe nxjerrja e pajës së nuses nga burrat e fisit të saj. Paja bëhet në formën e rrugëtimit, ku sërish shfaqet elementi i ekspozimit në formë rituali përpara njerëzve. Nga ”oda e gocës” ajo shëtit deri në oborr. Kësodore paja arrin të ekspozohet në mënyrë tërësore, si rregull në një vend të
dukshëm në oborrin e shtëpisë.

Burrat e fisit të dhëndrit i marrin sendet nga oborri, kush merr rrobat e fundit ka edhe
bakshishin e vendosur në fund të dengut të pajës. Vlen të theksohet se në vend të dukshëm vendoset kuverta më e mirë, kjo do të përdoret për t’u mbuluar paj toni në qytet ose kali që do të marrë nusen.

Pas marrjes së pajës dhe ngarkimit të saj në karrocë, ose nëpër kuaj, krushqit largohen duke u përcjellë nga të zotët e shtëpisë, në rresht, deri te porta e jashtme. Personat e caktuar për të bartur pajën marrin edhe dhurata të ndryshme, të cilat janë përgatitur nga ana e familjes së vajzës, si këmisha, shami dore ose çorape.

Paja e nuses paguhej nga pala e djalit. Në Malësinë e Tiranës ajo përfshinte: 1 çarçaf leshi, 13 pash qash (shajak), 1 dyshek me greth ose me bar, 1 qilim, arkën e mirë, 3 copë bakërishte, 1 palë opinga, 2 shami, 1 pasqyrë e vogël, 1 krehër kocke, 1 sapun myshku (me erë), 120 kut beze (100 kut t’zez e 20 kut të bardh), 1 jelek të kuq dhe zbukuru me pare, 1 mitan, 1 jorgan, 7 napa.53

Në fshatin Ndroq gjatë ekspeditave, kam mësuar se me paratë që paguante dhëndri, përgatiteshe paja e cila përbëhej nga: dyshek, jorgan, jastëkë, enë bakri (kuze, tepsi, legen, ibrik), 4-5 palë çitjane, peshtaf, doreza, 1 palë këmishë, 7 lëvere, 1 palë këpucë, pëlhurë të bardhë 60 metra, 10 kg lesh, 2 mitana (lloj jeleku me mëngë), (një me ar, një pa ar), 2 linja me tuma (e trashë, e hollë), 2 palë mbathje, 2 jelekë (një i kuq, një
kashtis (i përzierë)

Dhëndri ishte i detyruar t’i blinte nuses duvakun, që në disa raste ishte i kuq, por kishte
edhe zona ku ishte i bardhë, i cili i hidhej asaj në kokë; po kështu dhëndri i blinte fustanin, këpucët, unazën, vathë e kutinë e tualetit.

Në zonën e Fushës së Tiranës, edhe nusja duhet të bënte pajën për burrin dhe familjen e tij, zakonisht me këta përbërës: Çedik leshi (veshje e krahinës, pantallona mjaft të gjera lart e të ngushta poshtë) 3 palë, 7-8 breza, 6 deri 7 jelekë pa mëngë, 3 deri 4 fanella leshi me mëngë, gunë leshi, çorape, 1 shilte (dyshek) kopjo, jas tëkë, jorganë, shtresa e mbulesa leshi, enë bakri; vjehrrit këmishë, çedik, çorape, Vjehrrës – çorape leshi, 2 m. basme (copë), 21ëvere (rroba), harkore; kunetërve – çorape, breza; teze, daja, xhaja – 1 palë çorape.

Ndërsa nga familja e saj ajo merrte: 1 jorgan kopjo, 1 qilim, 2 gjyma, 1 legen, 1 lambik të verdhë me ibrik, 1 kuze, 1 sini, 1 arkë të madhe të lyer me ngjyra të ndryshme, ku futeshin plaçkat e nusërisë e peshqeshet për familjarët e dhëndrit. 2-3 muaj përpara dasmës caktohej dita e marrjes së nuses. Vajza në këtë kohë largohej nga shtëpia e saj sepse i vinte turp. Pikërisht gjatë atyre muajve në shtëpinë e vajzës fillonin përgatitjet, qepja e dyshekut ku çdo veprim shoqërohej me  këngë.

Pasi bëhej mbushja e dyshekut me lesh, mes shakave merrej një djalë e hidhej në dyshek, që të sillte mbarësi e nusja të lindte një djalë. Me qepjen e jorganëve merrej një grua e posaçme që ishte mjeshtre e kësaj pune (jorganica), e cila i qepte jorganët bukur e me lule të ndryshme. Ndërsa me punimin e arkës së rrobave merrej zdrukthëtari (arkaxhiu).

Shkëputur nga libri: “RIDE DOKE DHE ZAKONE” në Tirane dhe rrethinat e saj me autore, Sabina Vaqarri.