Rifja m`karusel, tregim satirik nga G.B.
Rifja m`karusel, tregim satirik nga G.B.
  • O Berhimo, o Berhim!
  • Home çere do? Ç’ke qe bertet?

Rifja qe nref e krekos, kishte da floket me viz onash ene i kishte la m’shellin qe ti nrijshin ene me voj qe ti nritshin.

– A do vish me mu aqe n’mejdon mre? Kon pru i karuzel ene m’thon qe po i hyper perciper knoqesh!

Berhimi zgurdulloi syte, mori i hy te modh m’dore ene zdrypi shkallet e konakut ka 3-4 perhiher ene ja dho kaptınes Rifit, ‘brrdam’.

– Oj none, çere pate, çere t’bona mer qelbsine?

– Un babe me 4 kalamoj, burre me mustaqe e namusli, ti m’vje m’portet e m’thu ja e shkojme hypim m’kaçurrel mer lonet? Po pse mre, me çin me natarro ti mu? – ja pret Berhimi duke i ron me hu – me Verin e Halilit qe e shkelyn te dyqoni Dem Xhepes a si?!

– Berhimo te dalshin tomthat! Karuzel osht i rrotullame me kol druni qe vje pre Fronce ene sillet verdalle, shko sa termo terpo mer hajvon kurse tina kush e di ça kujtove mer pis!

– Po pse mre, çere faji kom un qe paska emen ashtu soji mer zullap. Ti t*ma kishe shpjegu mir i her masanej me kishte kallxu eminin amo meqe ke le tinzar m’the ja e hyp m’karuzelt! Me bone marak, ene po vij ta vrej i her.

Te dy hapa hap, dal kadal i afrohen mejdonit ene shofin karrocelin qe verditet me kolt e drunit rreth e qark.

– Hec i hypim i her – i thot Rifja!
– Lene mer gamor se qeka per kalamoj!
– Hec mer budall se o qejfi modh. Aqe m’Fronce i hypin te gjithe. Ta paguj un bileten.

Boni ç’boni Berhimi hypi bashke me Rifen m’karuzel. Berhimit i pelqeu ene i thot Rifes: Rife un po mor ket çilin kuqalash kurse ti hyp te ai i bardhi. Hajde me bismillah! Ene maju fort se po na hudh matone!

Karuzeli fillo tu u rrotullu içik ka içik kur Berhimit ju muren ment.
– Çuno maje mre, ush e t’prefshin! Nalo mer dreq se na zu barku, oj nona ime por me vje midja m’gurrmozt!

Nerkohe Rifja qe pat studju m’Fronce bertiste: avont, zhe sui le zhenerale!

– Rife gjetsh belane, marova, m’zu barku m’duket, maje mer lonet! – bertiste Berhimi ene pa dashje i peshtun ca fena ku birden Rifja qe qe mrapa xerrohet prej krauzeli.

– Ç’pate Rife qe u xerrove? – e pyt Berhim.
– Me ka ardh i ere qelbet m’surrat qe mi mori ment!
– Eh çere t’bosh o Rife – ja pret Berhimi – mos t’rrijshe mrapa sumes t’kalit t’kuq se e di tina qe e ka naj huq! Hec e çohu shkojme i fusim i domino te kafja Shabes!